Ballina Kronika Itali/ Policia patrullim për masat kundër koronavirusit, arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar pasi i...

Itali/ Policia patrullim për masat kundër koronavirusit, arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar pasi i gjejnë 1 kg kokainë! Lëndën narkotike e kishte fshehur në…

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Umbrias në Itali pasi iu gjet një kilogram kokainë.

Sipas mediave italiane, policia po kryente kontrollet e zakonshme për personat që thyejnë orën policore kunër koronavirusit.

Ata piketuan shqiptarin teksa lëvizte në afërsi të qendrës së qytetit. Efektivët e ndaluan të riun, dhe duke u nisur nga sjellja e tij, vendosën të bëjnë një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës i gjetën një pako me 1 kg kokainë. Lënda narkotike kapte vlerën e afro 100 mijë eurove.

42-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Capanne në zonën e Peruxhias.

@tn.lajmelokale
@tetovanews