Ballina Bota “Një valë e madhe po vjen”, varianti i ri Omicron trondit Britanisë,...

“Një valë e madhe po vjen”, varianti i ri Omicron trondit Britanisë, 93 mijë të infektuar

Britania e Madhe ka regjistruar një tjetër rekord të zi të infektimeve me COVID-19.

Sot janë shënuar 93,045 raste të reja me virusin që deri tani ka marrë miliona jetë në botë. Shqetësimi kryesor është varianti i ri.

Sipas të dhënave, me mutacionin Omicron janë evidentuar 3201 raste, një numër gati sa dyfishi i ditës së djeshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar numërohen gjithsej 14909 infeksione me këtë mutacion, ç’ka i bën ekspertët të vlerësojnë faktin se ai ka nisur të dominojë në Skoci dhe Londër.

Ekspertët kanë paralajmëruar se rastet aktuale në komunitet janë shumë më të larta.

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se do të ketë një “valë të madhe të Omicron“./ Abcnews.al