Ballina Diaspora LAJM I TRISHTË NGA AUSTRIA/Ra nga kulmi, humb jetën mërgimtari 42-vjeçar

LAJM I TRISHTË NGA AUSTRIA/Ra nga kulmi, humb jetën mërgimtari 42-vjeçar

Mediat austriake shkruajnë se një kosovar i moshës 42 vjeç nga Austria, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga kulmi dhe humbi jetën.

Thuhet se kosovari nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at

Artikulli paraprak100 persona mbesin në Aeroportin e Prishtinës, pasi Italia ashpërson masat anti-COVID
Artikulli tjetër“Një valë e madhe po vjen”, varianti i ri Omicron trondit Britanisë, 93 mijë të infektuar