Ballina Kronika E ngatërroi me një derr të egër, gjuetari vret 46-vjeçarin, detajet nga...

E ngatërroi me një derr të egër, gjuetari vret 46-vjeçarin, detajet nga policia për ngjarjen tragjike në Matkë të Shkupit

Një gjuetar 64-vjeçar ka qëlluar gabimisht dhe ka vrarë një burrë mbrëmjen e djeshme teksa po gjuante në fshatin Matka e Epërme, Komuna e Sarajit, Shkup.

Ai e paraqiti rastin në stacionin e policisë në Saraj duke u shfajësuar se e kishte ngatërruar me një derr të egër. Policia arrestoi gjuetarin me inicialet R. K., transmeton Tetova News.

Në orën 21.40 ai u ka treguar punonjësve të policisë vendin dhe trupin e të ndjerit. Ekipi i ambulancës ka konstatuar vdekjen dhe identitetin e të ndjerit, i cili është S. Ј. (46 vjeç) nga fshati Matkë, Komuna e Sarajit, rajoni i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet një raport përkatës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews