Ballina Bota Zvicer, rendohet situata: 24 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të...

Zvicer, rendohet situata: 24 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me CoVID-19

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve dhe publikon statistikat,

BAG raporton 8 mijë 163 raste të reja me korona

Në 24 orët e fundit, 8163 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 48 mijë 374. BAG raporton për 24 raste të reja të të vdekurve nga CoVID-19. Po ashtu 155 persona të tjerë u shtruan në spital.

Të premten, Këshilli Federal do të vendosë për shtrëngimin e mëtejshëm të masave kundër CoVID-19. Një zgjerim i rregullave 2G është tashmë i parashikueshëm, sepse kantonet shohin gjithashtu një nevojë urgjente për veprim. Solothurni është kantoni i parë që mbështet propozimet.

Situata në frontin e koronës po përkeqësohet dhe shumë spitale tashmë po kalojnë në regjimin e krizës.

Kantonet kanë afat deri në mbrëmje për të komentuar për shtrëngimin e propozuar nga Këshilli Federal.

@tn.lajmelokale
@tetovanews