Ballina Bota Kriza energjitike, 35 milion europianë nuk mund të përballojnë dot ngrohjen

Kriza energjitike, 35 milion europianë nuk mund të përballojnë dot ngrohjen

Këtë dimër më shumë se 35 milion europianë nuk janë në gjendje të ngrohin shtëpitë e tyre: një shifër e barabartë me popullsinë e Greqisë, Portugalisë, Hungarisë dhe Irlandës të mbledhur së bashku. Dy arsyet kryesore të varfërisë energjitike, janë të ardhurat e ulëta dhe ndërtesa me efikasitet të ulët energjitik.

Pandemia dhe rritja e çmimeve të karburantit në Europë kanë përkeqësuar situatën duke e bërë dhe më të vështirë për njerëzit që të paguajnë faturat. Në Bullgari është një e katërta e popullsisë që nuk mund të ngrohet, ndërkohë që në vend temperaturat janë nën zero.

Dhe pse pensionistët në vend marrin bonuse nga qeveria për t’u ngrohur dhe për shkak të pandemisë, sërish është e vështirë për ata që të arrijnë të blejnë sasinë e duhur të drurëve për t’u ngrohur. Në përpjekje për të kursyer për ushqim, mjekim dhe të paguajnë faturat.

Në vitin 2020 ishin 15 milion europianët të cilët morën ndihma ushqimore falë fondit europian. Në Bullgari energjia elektrike përbën 16% të shpenzimeve të një familjeje, ndërsa në Suedi 5%.

Shumë vende europiane kanë zbatuar masa mbështetëse. Vendet që po ecin më mirë janë padyshim ato që kanë nxitur kalimin në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë. Varfëria energjetike, ndryshe nga sa mund të mendohet, është më e madhe në Europën Jugore.

Në përgjithësi mendohet se sa më i ftohtë të jetë vendi, aq më e madhe është varfëria energjetike, por në realitet është e kundërta. Meqenëse varfëria energjetike nuk është e lidhur me gjeografinë, do të thotë se është rezultat i zgjedhjeve politike.

Nëse Suedia po ecën mirë sot, kjo nuk është falë qeverisë aktuale, por 30 viteve të investimeve në rinovimin e shtëpive dhe zhvillimin e sistemeve të rinovueshme të ngrohjes./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews