Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi u bllokuan në automjetet e tyre për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë Pakistanin. Ushtria po përpiqet të pastrojë rrugët dhe të shpëtojë personat që janë ende të bllokuar pranë qytetit malor të Murree, shkruan BBC
Rreth 1,000 automjete u bllokuan në një autostradë, sipas ministrit të Brendshëm Sheikh Rashid. Murree është një qytet turistik në veri të kryeqytetit Islamabad. Mediat lokale raportuan të premten se turistët ishin bllokuar për shkak të borës.
Më shumë se 100,000 makina kishin hyrë në Murree gjatë ditëve të fundit për të shijuar reshjet borës. Kjo shkaktoi një bllokim të madh trafiku në rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë qytetit, sipas një deklaratë të policisë. Policia tha se të paktën gjashtë persona kishin ngrirë në makinat e tyre, por ende nuk është e qartë se si personat e tjerë kishin humbur jetën.
Asfiksimi dyshohet si një nga arsyet kryesore./abcnews.al