Ballina Aktualitet Mbështetësit e tij “përcjellin” Berishën poshtë pallatit: Protesta e radhës shumë shpejt

Mbështetësit e tij “përcjellin” Berishën poshtë pallatit: Protesta e radhës shumë shpejt

Mbështetësit e tij e kanë përcjellë Sali Berishën deri poshtë shtëpisë së tij duke kërkuar që data e protestës së radhës të jetë nesër. Berisha deklaroi se do të njoftohen për datën e radhës që nuk do të jetë e largët. Ai u shpreh se nuk do të ndalen derisa PD të rikthehet në pushtet.

“Ju e patë se si shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri dhe Partisë Demokratike. Sot gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit. Kjo betejë tregon për ne njerëzit e lirë që rruga që kemi për të bërë nuk është e lehtë sepse ajo kalon përmes sakrificave. Është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare.

Sot dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij vendit dhe këtij kombi. Ky është një revolucion që ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Synon rikthimin në pushtet të PD përmes votës së lirë. Në tre muaj kohë ne kthyem votën e lirë në PD. Tani mendojnë se mund ta mbajnë të mbyllur në bunker. Kurrë.

Le të shpërndahemi me betimin për t’u kthyer sa më parë në betejën tjetër edhe më të fuqishëm se kjo. Do ta njoftojmë datën. Unë mbetem, përulem para jush për guximin dhe vendosmërinë tuaj. Do përcaktojmë në kohë në mënyrë që 44 mijë burrat dhe gratë e lirisë të mblidhemi si sot. Nuk do jetë ditë e largët, do jetë edhe më e fortë”, tha Berisha. m.v/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews