Ballina Kronika Aksident në Kosovë, humbin jetën 2 persona dhe lëndohen 9 të tjerë

Aksident në Kosovë, humbin jetën 2 persona dhe lëndohen 9 të tjerë

Dy persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Vdesin dy persona në aksident trafiku

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualish”, njofton policia. /Express

@tn.lajmelokale
@tetovanews