Ballina Bota BBC: Videoja e liderit separatist ku urdhëron evakuimin e civilëve në Ukrainën...

BBC: Videoja e liderit separatist ku urdhëron evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore ishte regjistruar dy ditë më parë

Derisa Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të krijojë një krizë të rreme në rajonin separatist lindor të Donbasit, BBC ka marrë prova që hedhin dyshime mbi pretendimet e bëra nga separatistët pro-rusë se një sulm ukrainas është i pashmangshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, udhëheqja e republikave pro-ruse rebele Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore publikoi video që jepnin detaje të evakuimit të banorëve.

Në një nga videot, lideri pretendon se, për shkak të bombardimeve ukrainase, është dhënë urdhri për evakuimin e civilëve, duke thënë: “Sot, e premte 18 shkurt…”.

Pas raportimeve në mediet sociale, BBC ka kontrolluar meta të dhënat e videove të postuara dhe ka zbuluar se meta të dhënat tregojnë se ato janë regjistruar të mërkurën më 16 shkurt – dy ditë më parë, para shpërthimit të fundit në armiqësi.

Kjo sugjeron se përshkallëzimi ishte i planifikuar paraprakisht. /Telegrafi/

https://youtu.be/yWRRK8t5ZNM

@tn.lajmelokale
@tetovanews