Ballina Bota Çfarë duhet të bëjë Perëndimi për të parandaluar pushtimin e Ukrainës?

Çfarë duhet të bëjë Perëndimi për të parandaluar pushtimin e Ukrainës?

The Hill

Vetëm sanksionimi i Bankës Qëndrore të vendit mund të parandalojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe të parandalojë një luftë të re në Europë. Kërcënimi për vendosjen e sanksioneve shkatërruese financiare, tregtare dhe personale është i besueshëm, por mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Kërcënimi i një reagimi ushtarak perëndimor mund të paraqesë një pengesë, por nuk është i besueshëm. Një masë parandaluese është edhe e besueshme dhe e mjaftueshme dhe ky është kërcënimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Bankën Qendrore Ruse.

Është i besueshëm sepse mbart rrezik të ulët dhe është i thjeshtë për t’u ekzekutuar. Është një pengesë e fortë sepse është një armë e shkatërrimit masiv ekonomik. Mund të shkatërrojë kursin e këmbimit të Rusisë, sistemin bankar, financat publike dhe ekonominë në përgjithësi.

Rusia mbështetet në rezervat valutore të Bankës Qendrore (FX) prej  638 miliardë dollarësh  për të ruajtur kursin e këmbimit dhe stabilitetin e monedhës kombëtare, rublës, për të siguruar sistemin bankar dhe depozitat e familjeve, për të parandaluar rrjedhjet ndaj bankave, për të shpëtuar nga borxhi i korporatave shtetërore dhe private dhe për të menaxhuar fondin e pasurisë sovrane  prej 185 miliardë dollarësh për emergjencat fiskale.

Një kërcënim i thjeshtë sanksionesh kundër Bankës Qendrore do të minonte këto themele ekonomike dhe politike të vendit.

Nga ky këndvështrim, nëse vendosen sanksione, rezervat prej 638 miliardë dollarësh  do të  tkurren. Nga rezervat 638 miliardë dollarë, vetëm  12 miliardë dollarë  janë para të gatshme në dollarë dhe euro në kasafortat e Bankës Qendrore Ruse.

Ari i ruajtur atje, me vlerë  139 miliardë dollarë , është i vështirë të shitet masivisht. Një pjesë tjetër e rezervave, 84 miliardë dollarë  është shumë pak e përdorshme gjatë një krizë. Rreth 403 miliardë dollarë, pothuajse dy të tretat e rezervave janë letra me vlerë dhe depozita të përllogaritura në dollarë amerikanë, euro, paund britanik dhe monedha të tjera perëndimore, që janë të regjistruara në bankat qendrore dhe tregtare perëndimore.

Nëse vendosen sanksione ndaj Bankës Qendrore Ruse, 403 miliardë dollarë në Perëndim nuk mund të përdoren. Rusia do të mbetet me pak para, ar që nuk do të mund të shitet dhe obligacione kineze.

Sanksionet ndaj Bankës Qendrore do të shkatërrojnë: valutën e huaj, bankat dhe zinxhirët e furnizimit.

Me vetëm 12 miliardë dollarë në dispozicion për të mbështetur rublën, kursi i këmbimit do të zhvlerësohet. Njerëzit do të përdorin çdo valutë të huaj që mund të marrin me çfarëdo çmimi. Familjet dhe bizneset ruse preferojnë këmbimin valuator në vend të rublave dhe kanë 268 miliardë dollarë në Bankën e Kursimeve shtetërore dhe bankat tregtare. Ata do të vrapojnë nëpër banka për të tërhequr dollarë dhe euro.

Sistemi bankar do të jetë në kaos nëse qeveria nuk do të mund ti konvertojë dot monedhat e huaja në rubla. Secili rezultat do të shkaktonte trazira sociale. Ajo do të përkeqësohet nga pamundësia e fondit të pasurisë sovrane për të mbështetur shpenzimet sociale të qeverisë.

Në të gjithë zinxhirët e furnizimit, furnitorët do të kërkojnë dollarë nga klientët. Pjesa tjetër e ekonomisë do të pësojë pengesa dhe ndalesa në furnizim. Ekonomia do të jetë në kaos duke shkaktuar paqëndrueshmëri politike afatgjatë.

Udhëheqësit rusë mund të mos e kuptojnë fuqinë shkatërruese të sanksioneve të Bankës Qendrore. Detyra e diplomacisë është t’ua përcjellë atyre këtë realitet ekonomik të shekullit të 21-të. Nëse rusët reagojnë duke dërguar para në vendin e tyre, kjo do të jetë e pamjaftueshme.

Forcave Ajrore të SHBA-së iu deshën më shumë se pesë vitepër të dërguar 40 miliardë dollarë në Irak në vitet 2003-2008 . Nëse rusët dërgojnë disa miliarda, kjo nuk do të ndihmojë dhe mund të shkaktojë një panik që do të shkatërronte paraprakisht sistemin financiar.

Edhe nëse është e pasigurt nëse ose kur Perëndimi do të vendosë sanksione ndaj  Bankës Qendrore, vetëm kërcënimi  është një pengesë e besueshme sepse rezultati do të jetë katastrofik.

Ky është një rrezik më i lartë për Rusinë sesa për Perëndimin dhe mund të parandalojë luftën.

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews