Ballina Bota Erdogan dhe bashkëshortja infektohen me coronavirus: Lutuni për ne

Erdogan dhe bashkëshortja infektohen me coronavirus: Lutuni për ne

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është infektuar me coronavirus.

Presidenti turk ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është infektuar me virus ndërsa testi pozitiv i ka dalë edhe bashkëshortes së tij, Emine Erdogan.

Ai ka bërë të ditur se e ka kryer testin pasi kishin simptoma të lehta dhe me ç‘rast rezultoi pozitiv.

“Fatmirësisht, ne jemi duke kaluar një sëmundje të lehtë, të cilën mësuam të jetë varianti Omicron”, ka shkruar ndër të tjerash në Twitter.

Presidenti ka bërë të ditur se është në krye të detyrave dhe se po vazhdon punën nga shtëpia.

Ndryshe, Erdogan deri më tani është vaksinuar tre herë kundër COVID-19. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews