Ballina Sport Morata-Dybala largohen në verë, Juventus ka gati zëvendësuesit

Morata-Dybala largohen në verë, Juventus ka gati zëvendësuesit

Sipas “Sportmediaset”, Juventus po planifikon që në merkaton e verës të largojë dyshen e sulmit, Morata-Dybala.

Me ardhjen e bomberit Vlahovic, e ardhmja e dy lojtarëve të lartëpërmendur është e distancuar nga Juventus. Për moratën mund të tentojë Barcelona, pasi dhe në këtë merkato të janarit e kërkoi me patjetër.

Paulo Dybala kërkohet nga Inter dhe Marotta ka kohë që e planifikon transferimin e tij në Milano. Inter duhet të ketë kujdes nga konkurrenca e Liverpool-it për talentin argjentinas.

Juventus ka gati dy emra për të zëvendësuar ata. Zaniolo i Romës dhe Raspadori i Sassuolos janë dy emrat e piketuar nga “Zonja e Vjetër” për merkaton e janarit./ h.ll/abcnews.al

Artikulli paraprakTensionet në Ukrainë, Putin bën thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Perëndimin
Artikulli tjetërLe Parisien zbulon prapaskenën: PSG tentoi të shkarkojë Pochettinon