Ballina Bota Moska zyrtare e konsideron “skandaloz” vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën...

Moska zyrtare e konsideron “skandaloz” vendimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me armë

Moska zyrtare tha të hënën se vendimi i Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me armë ishte skandaloz.

Kjo, pasi forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre në vendin ish-sovjetik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger.

Të gjitha këto nga rezervat e Bundeswehr-it, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet kundër Rusisë.

“Ky gjest skandaloz justifikohet nga ‘lufta e Ukrainës për liri dhe pavarësi’, si dhe ‘kërcënimi’ që vendi ynë pretendohet se paraqet për sigurinë evropiane”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews