Ballina Bota Protesta në Moskë dhe Shën Petersburg kundër luftës në Ukrainë, mbi 1.700...

Protesta në Moskë dhe Shën Petersburg kundër luftës në Ukrainë, mbi 1.700 të arrestuar (VIDEO)

Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave që po zhvillohen në dhjetëra qytetet në Rusi, kundër luftës në Ukrainë, raporton BBC. Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg.

Mijëra qytetarë u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

https://youtu.be/aP-ReDmt2uM

Policia ruse u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar.

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
/abcnews.al/

https://youtu.be/QcMgGhR9mSQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews