Ballina Bota Shkrumbohet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali me 239 pasagjerë, raportohet për...

Shkrumbohet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali me 239 pasagjerë, raportohet për 11 të zhdukur (VIDEO)

Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e sotme, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur. Mësohet se flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë. Në bord ishin 239 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit. 279 persona janë evakuuar me tre varka drejt Korfuzit, ndërsa ende nuk dihet fati i 11 të tjerëve.

Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane. Disa nga pasagjerët shprehen se flakët kanë nisur nga garazhet e tragetit, ndërsa disa të tjerë thonë se në garazhe ka pasur edhe shoferë kamionësh të cilët kanë qenë në gjumë. Banorë të ishullit të Korfuzit kanë treguar se fillimisht panë tymin që dilte nga anija në flakë e më pas kanë dëgjuar edhe shpërthime. Mediat greke bëjnë me dije se 3 helikopterë ndodhen në zonën detare, ndërsa po ashtu është edhe një anije tjetër. Flakët janë vënë tashmë nën kontroll, teksa po hetohet për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Njëri prej pasagjerëve tha për mediat greke që ekuipazhi reagoi në kohë për evakuimin e tyre dhe se nëse gjithçka nuk do të ishte bërë në mënyrë do organizuar ata tashmë do të ishin përfshirë nga flakët.

“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri do na kishte kapluar. Flakët u shfaqen në pjesën sipërfaqësore të anijes kur ne ishim larguar prej saj. Atëherë dëgjuam dhe shpërthimet. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, këtë e kuptova”, tha për mediat greke një pasagjer.

“Ajo që përjetuam ishte një makth”, tha një tjetër.

https://youtu.be/VFn9Y0R-xc0