Ballina Bota VIDEO: Gruaja e filmon teksa hidhet në lumin e ngrirë, burri u...

VIDEO: Gruaja e filmon teksa hidhet në lumin e ngrirë, burri u zhduk dhe nuk doli më në sipërfaqe (VIDEO)

Një burrë para syve të gruas kërceu në një lumë të ngrirë, në të cilin kishte hapur një vrimë me motosharrë.

Burri 38-vjeç nga Ukraina i identifikuar si Alexander, i kërkoi gruas që ta filmojë derisa kërcente në ujin e ngrirë të lumit Chrtomlyk, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pa kaluar shumë momente ekipet e shpëtimit u telefonuan pasi ai nuk doli më mbi sipërfaqen e ujit, dhe rrymat e ujit e kishin futur thellë në lumë.

E pas kërkimit disa orësh të ekipeve të shpëtimit, trupi i tij është gjetur në një thellësi të madhe. Atë e dërguan në spital vetëm sa për të konfirmuar vdekjen e tij.

https://youtu.be/rYJG1NB-kZg

Një rast i ngjashëm ka ndodhur javë më parë në Rusi, ku një avokate para syve të bashkëshortit dhe gruas kërceu në të njëjtën mënyrë në një gropë të hapur në lumin e ngrirë dhe që pati të njëjtin fat sikurse burri nga Ukraina.

https://youtu.be/xLtLTkQtQjw

@tn.lajmelokale
@tetovanews