Ballina Bota LUFTA NË UKRAINË/Të gjitha lajmet më të fundit në një vend (VIDEO+FOTO)

LUFTA NË UKRAINË/Të gjitha lajmet më të fundit në një vend (VIDEO+FOTO)

Lindi në Ukrainë, por luftonte për Putinin/ Kush është Andrey Paliy, komandanti i flotës ruse në Detin e Zi që u vra sot

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë qëlluar për vdekje zëvendëskomandantin e flotës ruse të Detit të Zi, një tjetër goditje e dëmshme për forcat e Vladimir Putin. Kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy, 51 vjeç, është zyrtari i parë i lartë i marinës ruse që është vrarë në luftën me Ukrainën deri më tani.

The Sun shkruan se Paliy thuhet se ishte i përfshirë në sulmet detare ruse pranë qytetit port të Mariupolit kur vdiq, megjithëse nuk dihen rrethanat e sakta të vdekjes së tij.

Moska ende nuk e ka pranuar zyrtarisht vdekjen e tij, por duket se është konfirmuar nga kolegu rus Konstantin Tsarenko, sekretar i këshillit publik në Shkollën Detare të Sevastopol Nakhimov.

Zyrtari ukrainas Anton Gerashchenko gjithashtu pretendoi se Paliy ishte vrarë sot herët, pa dhënë detaje. Paliy ka lindur në kryeqytetin ukrainas Kiev, por refuzoi të bënte një betim ushtarak ukrainas në 1993, dhe më pas vendosi që të shërbente në Flotën Veriore Ruse.

Inteligjenca britanike: Rusia do të shtojë sulmet e saj në zonat urbane, do të rritet numri i civilëve të vrarë

Inteligjenca britanike në të dhënat e sajtë fundit ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë dhe të përdore fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane “pasi duket të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme”.

Ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.

Ndër të tjera autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore , por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre./abcnews.al

Raporti: Rusia ka humbur pothuajse 15,000 trupa që nga fillimi i luftës

Zyrtarët e ushtrisë ukrainase kanë pretenduar se pothuajse 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që prej nisjes së luftës më 24 shkurt.

Në një postim të publikuar në llogarinë në Facebook të Stafit të Përgjithshëm të Ukrainës, zyrtarët thanë se 14,700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditët e luftës.

Po ashtu, Ukraina pretendoi se një numër i madh i pajisjeve ushtarake ruse janë shkatërruar përfshirë rreth 476 tanke, mbi 200 avionë, helikopterë e dronë dhe rreth 1,487 makina të blinduara.

Këto shifra të paraqitura nga autoritetet ukrainase nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, megjithatë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 7,000 trupa ruse janë vrarë në luftime dhe 21,000 të tjerë janë plagosur./REL

Turqia: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet “kritike”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 20 mars se Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për çështje “kritike” dhe shtoi se ai shpresonte për një armëpushim, nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e quajti “operacion të posaçëm ushtarak”, që siç tha, ka për qëllim çarmatimin e Ukrainës dhe pastrimin e shtetit nga “nacionalistët e rrezikshëm”. Por, Perëndimi dhe Ukraina kanë thënë se Putini ka nisur një luftë të paprovokuar.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe ai rus, Sergei Lavrov, janë takuar në Antali të Turqisë më herët gjatë këtij muaji. Por, diskutimet nuk kanë dhënë ende ndonjë rezultat konkret.

Por, Cavusoglu, që kishte qenë i pranishëm në bisedimet mes kryediplomatëve rusë dhe ukrainas, tha për të përditshme turke, Hurriyet se ka pasur “afrim të pozicioneve të të dyja palëve për tema të rëndësishme, për tema kritike”.

“Ne mund të themi se kemi shpresë për një armëpushim, nëse të dyja palët nuk bëjnë hapa prapa nga pozicionet aktuale”, tha ai, duke mos dhënë detaje për cilat çështje bëhet fjalë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha për televizionin al Jazeera, se të dy palët kanë përafruar qëndrimet në katër çështje kyçe. Ai përmendi kërkesat ruse për Ukrainën që janë për të hequr dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO, çmilitarizimi, atë që Rusia e ka quajtur “denazifikim” dhe mbrojtjen e gjuhës ruse në Ukrainë.

Ukraina dhe Perëndimi kanë hedhur poshtë referencat ruse për “neo-nazistë” kur i referohet lidershipit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kalin tha se referenca të tilla janë fyese për Kievin.

Kievi dhe Moska kanë raportuar se kanë arritur progres gjatë bisedimeve javën e kaluar lidhur me formulën që do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke mbajtur jashtë NATO-n.

Kalin tha se një marrëveshje e përhershme armëpushimi mund të arrihet vetëm në një takim midis Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por, ai tha se Putini mendon se pozicionet në “çështjet strategjike” për Krimenë dhe Donbasin nuk janë aq të përafruara sa të mbahet një takim.

Rusia e ka aneksuar më 2014 Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, në luftën kundër forcave ukrainase.

Turqia, që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, ka raporte të mira me dy shtetet dhe po tenton të ndërmjetësojë bisedimet e paqes. Turqia ka shprehur mbështetjen për Ukrainën, por ka refuzuar që të aplikojë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës. /REL

Zv.kryeministrja ukrainase: Rusia po bën gjenocid në Ukrainë! Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka akuzuar Rusinë se po bën gjenocid gjatë pushtimit të Ukrainës. Duke folur për “Sky”, Stefanishyna tha se është e bindur plotësisht që Rusia ka kryer akte gjenocidi dhe akuzoi Vladimir Putinin duke thënë se ai është “kriminel lufte”.

“Civilët e vrarë gjatë pushtimit rus janë shumë më shumë sesa ushtarët ukrainas të vrarë. Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë”, tha Stefanishyna. “Deri tani, kemi 2000 raste ndaj të trupave ruse që do të ndiqen penalisht”, shtoi zv/kryeministrja.

Në lidhje me negociatat e paqes, Olha Stefanishyna theksoi se Ukraina nuk do të pranojë marrëveshje nëse preken territoret e saj: “Toka jonë është vijë e kuqe për ne”.

Rusia bllokon korridoret humanitare, ukrainasit dërgohen në Moskë kundër vullnetit të tyre

Zyrtarët e Mariupol akuzuan Rusinë se ka marrë mijëra vendas përtej kufirit kundër vullnetit të tyre gjatë javës së kaluar.

Pyotr Andryuschenko, zyrtar i qytetit port, tha se 4,000 deri në 4,500 banorë ishin zhvendosur në Tangarog, një qytet në rajonin e Rostovit që kufizohet me cepin juglindor të Ukrainës. Zyrtari pohoi se ata ishin marrë pa pasaporta.

Rusia nuk e ka adresuar drejtpërdrejt pretendimin, por ministria e saj e mbrojtjes të premten pretendoi se mijëra ukrainas dëshironin të iknin në Rusi dhe qeveria e saj po i ndihmonte ata, raporton BBC.

Mariupol është aktualisht skena e betejave intensive në rrugë midis trupave ruse dhe ukrainase. Qyteti është granatuar vazhdimisht gjatë dy javëve të fundit dhe zyrtarët lokalë vlerësojnë se 2,400 njerëz kanë vdekur tashmë.

Komunikimi me qytetin është i vështirë pasi linjat telefonike janë të ndërprera. Banorët nuk kanë energji elektrike, gaz apo ujë të rrjedhshëm dhe ndodhen në vështirësi për t’u furnizuar me ushqime.

Ukraina thotë se Rusia gjithashtu ka ndaluar autokolonat e ndihmave humanitare që hyjnë në qytet.

Zelensky kufizon aktivitetin e 11 partive pro-ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot se aktiviteti i 11 partive të vendit, disa prej të cilave kanë lidhje me Moskën, do të limitohet dhe do të vendoset nën kontroll.

Në një video të publikuar gjatë natës, Zelensky edhe liston emrat e partive në fjalë.

Mes tyre është edhe Platforma e Opozitës- Për jetë, një nga partitë më të mëdha pro Ruse që ka përfaqësues edhe në Parlamentin e Ukrainës.

Sipas asaj që bëri të ditur Zelensky, Ministria e Drejtësisë në vend do t’i implementojë kufizimet menjëherë, dhe do të qëndrojnë në fuqi derisa të zgjasë ligji ushtarak.

Johnson thirrje Kinës: Dënoni Rusinë, mos rrini duarkryq

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë pushtimin e Rusisë. Në një intervistë për Sunday Times, Johnson tha se mbështetja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar atë si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

“Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive,” tha Johnson.

Por ai tha se besonte se Pekini kishte filluar të kishte “mendje tjetër” për pozicionin e tij neutral.

Kina ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë dhe ka pasur raporte se Moska i ka kërkuar ndihmë. Të premten, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën se do të kishte “pasoja” nëse ofronte ndihmë.

Të shtunën, ministri i jashtëm kinez Wang Yi e quajti pozicionin e vendit “objektiv dhe të drejtë”, duke shtuar se ai nuk do t’i përgjigjet presionit të jashtëm për këtë çështje.

Rrëfimi i refugjatit nga Mariupoli: Nuk ka asnjë zonë të sigurt në qytet

Një qytetar i Mariupolit në Ukrainë, i cili ka arritur të largohet nga qyteti i sulmuar rëndë nga forcat ruse, tregoi situatën në këtë zonë.

Oleksandr Bezimov, i cili aktualisht ndodhet në Lviv, bashkë me familjen e tij, u shpreh kështu për Reuters: “Dëgjon vetëm shpërthime, dëgjon gjithë natën avionët sipër kokës, dëgjon zhurmë gjatë gjithë kohës…. Fillimisht, u shkatërruan periferitë e qytetit. Pastaj, kuptova që aty nuk kishte më asnjë zonë të sigurt”.

Rreth 300 000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, aty ku është raportuar mëngjesin e sotëm edhe për një bombardim të një shkolle, ku strehoheshin rreth 400 persona.

Presidenti ukrainas: Në Mariupol po kryhen krime lufte

“Në qytetin e rrethuar të Mariupolit po kryhen akte terrori dhe krime lufte që do të mbahen mend gjatë.” Kështu deklaron Presidenti ukrainas Zelensky  përmes nje video-mesazhi.

Ai u tha ukrainasve se negociatat me rusët nuk janë “as të thjeshta as të këndshme, por janë të nevojshme”.

Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se forcat ruse bombarduan një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.

Ndërtesa është shkatërruar dhe njerëzit janë nën rrënoja. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit kishin qenë në shkollë, thanë zyrtarët.

Qyteti-port i Mariupolit është rrethuar nga trupat ruse dhe banorët e mbetur të bllokuar kanë mungesa të mëdha të ujit dhe ushqimit, teksa janë përballur me bombardime të vazhdueshme. Të shtunën u raportua se trupat ruse kanë depërtuar brenda qytetit dhe se pati luftime edhe në qendër të këtij qyteti.

Ushtria ukrainase tha se në vend se të nisin ofensiva të reja, forcat ruse janë të fokusuara në riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe humbjeve të tyre.

Ushtria po ashtu akuzoi Rusinë se “qëllimisht po krijon kushte për krizë humanitare” në zonat ku forcat e saj kanë marrë territorin nën kontroll.

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Rusia do të shtojë sulmet e saj në zonat urbane, do të rritet numri i civilëve të vrarë

Inteligjenca britanike në të dhënat e sajtë fundit ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë dhe të përdore fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane “pasi duket të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme”.

Ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.

Ndër të tjera autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore , por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre.

Mariupol, Rusia bombardon shkollën ku strehoheshin 400 persona

Zyrtarë të Këshillit Bashkiak të Mariupolit kanë njoftuar në Telegram se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në Mariupol, ku strehoheshin rreth 400 persona.

Sipas tyre, ndërtesa është shkatërruar dhe ka njerëz nën rrënoja, mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar.

Disa orë më parë, Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky shprehej se sulmi ndaj Mariupolit “është një tmerr që do të mbahet mend për shekuj me radhë”.

“T’i bësh diçka të tillë një qyteti paqësor, është një tmerr që do të mbahet mend për shekuj me radhë”.

Forcat ukrainase vrasin oficerin e lartë të marinës ruse

Ukraina njoftoi sot se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse, lideri më i fundit ushtarak i vrarë në luftime intensive në tre javët e para të pushtimit.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy u vra nga forcat e tij gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta dhe Moska ende nuk i ka komentuar raportimet.

Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.

Kujtojmë se disa drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë janë vrarë nga forcat ukrainase në vijën e parë të betejës. Të shtunën, Kievi njoftoi se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka humbur jetën në luftime deri më tani. /abcnews.al/

Rusia bombardon shtëpinë e të moshuarve, të paktën 56 të vrarë në qytetin lindor të Ukrainës

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën pasi trupat ruse hapën zjarr në një shtëpi të moshuarish në qytetin lindor të Kreminës. Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk-ut “nga një tank, në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale njoftoi se 15 persona mbijetuan por “janë rrëmbyer nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut). /abcnews.al/

“Elitat ruse po planifikojnë të eliminojnë Putinin”

Sipas inteligjencës ukrainase, një grup figurash me ndikim po formohet në biznesin dhe elitën politike ruse, të cilët si synim kanë të heqin qafe presidentin rus Vladimir Putin. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, grupi po planifikon që të eliminojë liderin rus duke e helmuar, me anë të ndonjë “sëmundjeje të papritur” ose duke i shkaktuar aksident.

Qëllimi do të ishte largimi i presidentit sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur lidhjet ekonomike me Perëndimin. Një pjesë e elitës tashmë ka zgjedhur drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FBS) Oleksandr Bortnikov si pasues të Putinit, shkruan Ukrinform. /abcnews.al/

Regjimenti “Azov”, kush janë ekstremistët e djathtë në krah të Ukrainës që mbrojnë Mariupolin nga forcat ruse

Qyteti port Mariupol mbrohet kryesisht nga regjimenti “Azov” i gardës kombëtare ukrainase. Por ky regjiment është i kontestuar, sepse në radhët e luftëtarëve ka nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë.

Një video e shkurtër tregon një ekran në një automjet ushtarak ukrainas që ecën në zonën e Mariupolit, në një rrugë anësore qëndrojnë tanke, me mbishkrimin “Z”, një shenjë e trupave ruse në Ukrainë. Pastaj dëgjohen të shtëna, automjeti ushtarak rus merr zjarr. Në fillim të javës regjimenti “Azov” e publikoi këtë në kanalin e tij Telegram. Në një njoftim ata pretendojnë, se brenda një dite kishin “shkatërruar shumë këmbësori”, si edhe tre automjete të blinduara ruse. Ushtarët e regjimentit publikojnë edhe foton e një burri të vrarë. Sipas tyre ai është një gjeneral rus, që ata e kanë vrarë. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Qyteti Mariupol mbrohet më së shumti nga regjimenti “Azov”. Krahas kryeqytetit Kiev, dhe qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkov, Mariupol është qyteti tjetër ku Rusia lufton brutalisht. Nga fillimi i marsit ky qytet me 500.000 banorë është rrethuar dhe bombardohet rregullisht. Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe energji elektrike, furnizimi me artikuj ushqimorë është i kufizuar.

Nacionalistë ukrainas që flasin rusisht
“Azov” e ka në Mariupol shtabin qendror. Regjimenti është pjesë e gardës kombëtare dhe me këtë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Luftëtarët konsiderohen si mjaft të trajnuar, por kjo njësi ushtarake është mjaft e kontestuar, sepse në mesin e saj ndodhen nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë. Ezistenca e “Azov”-it përdoret nga Rusia ndër të tjera si pretekst për luftën në Ukrainë.

Pak histori: “Azov”-i u krijua në vitin 2014 si batalion vullnetarësh në qytetin Berdjansk, me qëllim të mbështetjes së ushtrisë ukrainase në luftë kundër separatistëve prorusë në lindje. Disa luftëtarë kishin qenë më parë pjesë e të ashtuquajturit “Sektori i djathtë”, një grupimi të vogël, por mjaft aktiv të ekstremistëve të djathtë. Shumica vinin nga Ukraina lindore, ishin rusishtfolës dhe në fillim predikonin bashkimin e të gjithëve popujve sllavolindorë: rusë, bjellorusë, ukrainas. Disa vinin nga skena ultra e djathtë e tifozëve të futbollit, të tjerë ishin aktivë në qarqe nacionaliste. “Ka grupe që në Gjermani mund të përshkruheshin si shokë lufte vullnetarë “, thotë në bisedë me DW Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studime Europianolindore.

“Azov-i” ishte i diskutueshëm që në fillim edhe për shkak të stemës së tij. “Simboli i dikurshëm i gjuetisë së ujkut ka një konotacion ekstremist të djathtë, dikur simbol pagan, por atë e përdorën edhe SS-të”, thotë Umland. “Në Ukrainë ai nuk shihet si simbol fashist.” Vetë regjimenti “Azov” e shikon simbolin bashkim të shkronjave, N dhe I, që do të thotë “ide kombëtare”.

Ndarja në pjesën politike dhe ushtarake
Themelus i regjimentit “Azov” ka qenë Andrij Bilezkyj, një 42- vjeçar që ka studiuar histori në Universitetin Kombëtar në Kharkov. Ai ka qenë aktiv në skenën ekstremiste të djathtë. Në verën e vitit 2014, “Azov”-i mori pjesë me forca jo të mëdha në rimarrjen e Mariupolit nga separatistët prorusë. Nga kjo vjeshtë ai vepron si regjiment, dhe sipas mediave që para fillimit të luftës kishte 1000 luftëtarë dhe zotëronte artileri dhe tanke. Qeveria në Kiev kishte vendosur atëherë t’i integronte ultranacionalistët në strukturat e shtetit.

Në vitet 2015 dhe 2016 u krijua edhe një krah politik i këtij regjimenti. Bilezkyj u tërhoq si komandant dhe themeloi partinë “Trupa Kombëtare”, që nuk pati sukses politik. Vërtet Bilezkyj në vitin 2019 hyri si deputet në parlamentin ukrainas me një mandat të drejtpërdrejtë, por nga zgjedhjet e 2019 nuk është më pjesë e tij. Sipas të dhënave të veta tani ai lufton në Ukrainë, që nga fillimi i luftës.

Në kongresin amerikan në vitin 2019 pati një iniciativë që këtë regjiment ta kategorizonin si “organizatë terroriste”, por ky vendim nuk u mor. Fakt është që “Azov”-i prej vitesh mban konktakte me skenën ekstremistë të djathtë jashtë Ukrainës. Edhe në Gjermani ka pasur kontakte të tilla, thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane pas kërkesës me shkrim të grupit parlamentar “E Majta”.

“Normalisht ne i shohim ekstremistët e djathtë si diçka e rrezikshme, që mund të çojë në luftë”, thotë Umland. Në Ukrainë ka ndodhur e kundërta. Lufta çoi në forcimin dhe shndërrimin e grupimeve të kameradëve në një lëvizje politike, thotë eksperti. Por influenca e tyre në shoqërinë ukrainase mbivlerësohet, thotë ai. Për shumicën e ukrainasve ata janë luftëtarë, që mbrojnë vendin e tyre nga një agresor i fuqishëm./DW

“Putini ka dërguar në Ukrainë grupe terroriste për të vrarë Zelensky-n”

Rusët po dërgojnë grupe të tjera terroriste në Ukrainë për të eliminuar liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë, duke përfshirë Presidentin Vladymyr Zelensky, kreun e Zyrës së Presidentit Andriy Yermak dhe Kryeministrin Denys Shmygal.

Lajmin është raportuar nga Ukrinform, që citon Drejtorinë kryesore të Inteligjencës e Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas Kievit, Putin ka urdhëruar një sulm tjetër pasi të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar dhe terroristët janë eliminuar.

“Organizimi i vrasjeve të drejtuesve të shtetit tonë është pjesë e strategjisë së pushtuesve”, thuhet në deklaratë.

Kina për luftën në Ukrainë: Po mbajmë qëndrimin e duhur, duhet braktisur mentaliteti i Luftës së Ftohtë

“Koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë.” Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ndërsa komentonte luftën në Ukrainë.

“Kina do të vazhdojë të marrë vendime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas Wang, “zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian”.

Kujtojmë se deklaratat e ministrit kinez vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA Joe Biden ka pasur një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të premten në përpjekje për të bindur Kinën që të mos e ndihmojë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Papa Françesku: Sulmi i Rusisë në Ukrainë “masakër e pakuptimtë”, liderët të ndalojnë luftën

Papa Françesku në fjalimin e kësaj të diele është shprehur se sulmi i Rusisë në Ukrainë është një “masakër të pakuptimtë”.

Mediat e huaja bëjnë me dijes e Papa ka theksuarës kjo është një masakër e pajustifikuar dhe u ka kërkuar liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme” .
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet. Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori,” ka thënë ai para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë gjatë fjalimit dhe bekimit të tij javor të së dielës./abcnews.al

“U përdorën raketa hipersonike”, Rusia bombardon Ukrainën nga Deti i Zi, ai Kaspik dhe nga Krimeja

Rusia ka bombarduar Ukrainën me raketa që nga Deti i Zi dhe Deti Kaspik. Po ashtu, pushtuesi ka lëshuar raketa hipersonike nga hapësira ajrorë e Krimësë. Kjo sipas asaj që ka njoftuar sot ministria e Mbrojtjes ruse, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov njoftoi se Rusia kishte kryer sulme kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës natën e kaluar dhe këtë mëngjes.

“Raketat Kalibr u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi kundër uzinës Nizhyn që riparon automjetet e blinduara ukrainase të dëmtuara në luftime.”

Neë York Times po raporton se një sulm në kazermat detare në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të premten vrau më shumë se 40 marinsa.

Në morgun e qytetit, trupat e dhjetëra marinsave me uniformë u vendosën krah për krah në një zonë magazinimi. Sipas NYT, një punonjës morgu që patën mundësi ta kontaktonin nuk e specifikoi numrin e të vdekurve të sjellë nga vendi i sulmit.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do ta bënte atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të njohura ndaj forcave ukrainase gjatë luftës. /abcnews.al/

Nuk ndalen sulmet, Rusia bombardon shkollën me 400 civilë në Mariupol, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy

Ushtria e Ukrainës në përditësimet e saj të fundit mëngjesin e kësaj të diele pohon se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Ndërkohë në raportimet e fundit autoritetet ukrainase bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është bombarduar nga forcat ruse një shkollë arti në Mariupol ku strehoheshin 400 civilë. Nga fillimi i sulmit më 24 shkurt OKB ka bërë me dije se të paktën 847 civilë kanë humbur jetën përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë dhe 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Çfarë ka ndodhur në Ukrainë deri më tani;

Më shumë se 6600 ukrainas u evakuuan nga qytetet e rrethuara përmes tetë korridoreve humanitare të shtunën, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre , ku janë “ridrejtuar” në qytete të largëta të vendit, ka thënë këshilli i qytetit të Mariupolit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, thotë se vendi i tij është “në anën e duhur të historisë” pasi vazhdon të luftojë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe mohon se po shqyrton furnizimin me armë për Moskën.

Australia ka ndaluar shitjen e aluminit dhe xeheve të aluminit në Rusi, në një përpjekje për të kufizuar prodhimin e municioneve të Rusisë. Australian furnizon 20% të aluminit të Rusisë.

Polonia ka propozuar që BE të zbatojë një ndalim total të tregtisë me Rusinë , tha kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.

Rusia tha se kishte përdorur armë hipersonike , të cilat udhëtojnë mjaft shpejt për të shmangur zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore, për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore.

Zyrtarët e Kievit kanë raportuar se 228 persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytetin e Ukrainës. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës raportoi se 14,400 ushtarë rus janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje që bisedimet e paqes “domethënëse dhe të drejta” të zhvillohen urgjentisht. Ai i tha Moskës se humbjet ruse do të ishin aq të mëdha sa do të duheshin breza për t’u rikuperuar. “Negociatat për paqen, për sigurinë për ne, për Ukrainën – domethënë, të drejta dhe pa vonesa janë shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha ai.

Zelenskiy i kërkoi gjithashtu Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës nga siguria e “qyteteve të bukura zvicerane“.

Qyteti jugor i Zaporizhzhia hyri në një shtetrrethim 38-orësh duke filluar në orën 14:00 GMT të shtunën (16:00 me orën lokale) pasi ushtria ukrainase urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën herët.

Me Rusinë u ra dakord për dhjetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve , tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

08:20- Autoritetet në Mariupol: Rusia bombardoi shkollën e artit ku strehoheshin 400 civilë

Autoritetet lokale të Mariupolit këtë të dielë kanë theksuarës ushtria ruse ka bombarduar një shkollë arti në qytet ku ishin strehuar 400 banorë.

Mediat e huaja kanë publikuar deklaratën e postuar në telegram nga këshilli i Mariupolit dhe Verkhovna Rada ukrainase, të cilët theksojnë se gra, fëmijë dhe të moshuar ndodheshin brenda dhe janë ende nën rrënojat e shkollës së artit të shkatërruar G12 në rrethin e Bregut të Majtë të qytetit.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e viktimave që mund të jenë shkaktuar nga ky sulm.

07:35- Lufta në Ukrainë, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy

Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

“Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.

Autoritetet në Mariupol: Rusia bombardon shkollën e artit ku strehoheshin 400 civilë

Autoritetet lokale të Mariupolit këtë të dielë kanë theksuarës ushtria ruse ka bombarduar një shkollë arti në qytet ku ishin strehuar 400 banorë.

Mediat e huaja kanë publikuar deklaratën e postuar në telegram nga këshilli i Mariupolit dhe Verkhovna Rada ukrainase, të cilët theksojnë se gra, fëmijë dhe të moshuar ndodheshin brenda dhe janë ende nën rrënojat e shkollës së artit të shkatërruar G12 në rrethin e Bregut të Majtë të qytetit.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e viktimave që mund të jenë shkaktuar nga ky sulm.

Mesazhi akuzonte rusët për kryerjen e krimeve të luftës, duke i bërë jehonë fjalimit të mëparshëm video të presidentit Zelenskiy. Në transmetimin e tij të vonë të natës, Zelenskiy tha se rrethimi i Mariupolit “do të hynte në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës“./abcnews.al

Australia njofton për ndihmë shtesë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, më 20 mars bëri të ditur për ndihmën shtesë ushtarake humanitare dhe ushtarake që shteti i tij do t’i japë Ukrainës, teksa njoftoi se do të vendosë ndalesë të menjëhershme në eksportet ruse të aluminit dhe mineraleve të aluminit.

“Është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe do të vazhdojë”, tha zyra e Morrison përmes një deklarate për media.

Ndihma ushtarake: Paketa përfshin 15.3 milionë dollarë amerikanë në ndihmë të mbrojtjes ushtarake për Forcat e Armatosura ukrainase, duke e sjellë në 66.3 milionë dollarë ndihmën ushtarake të ofruar nga Australia.

Morrison tha se ndihma do të përfshijë municion dhe pancirë.

Ndihma humanitare: Qeveria australiane tha se do të dhurojë 21.8 milionë dollarë amerikanë ndihmë humanitare që do të përqendrohet në “mbrojtjen e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”./REL

Lufta në Ukrainë, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy

Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

“Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.

Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka shpërndarë foto të foshnjave.

“Këta janë fëmijë nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor do të mbeten nën kujdesin e stafit të spitalit”, ka thënë ai. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews