Ballina Bota Navalny i bën thirrje rusëve të protesojnë kundër luftës në Ukrainë

Navalny i bën thirrje rusëve të protesojnë kundër luftës në Ukrainë

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë, sipas një mesazhi të postuat në Twitter nga zëdhënësja e tij.

“Alexei Navalny u ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të protestojnë kundër luftës çdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00, shkroi zëdhënësja Kira Yarmys.

Navalny, kundërshtari më i madh i Presidentit Vladimir Putin u burgos vitin e kaluar pas kthimit në Rusi. Ai ishte shtruar në një spital në Gjermani për shkak të helmimit me një agjent nervor.

Rusia mohoi kryerjen e një sulmi të tillë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews