Ballina Bota Në Novopskov të Luhanskut banorët dëbojnë pushtuesit rusë: “Nuk jeni të mirëseardhur,...

Në Novopskov të Luhanskut banorët dëbojnë pushtuesit rusë: “Nuk jeni të mirëseardhur, vetëm lufta dhe vdekja do ju ndjekin, largohuni që këtu!” (VIDEO)

Në qytezën Novopskov të rajonit të Luhanskut, vendasit kundërshtuan okupatorët rusë që pushtuan lokalitetin e tyre.

Burimi: Këshilltari i Ministrit të Brendshëm Anton Gerashchenko në Telegram

Fjalë për fjalë : “Në Novopsk, rajoni i Luhansk-ut, vendasit kundërshtuan pushtuesit dhe “çlirimin e tyre”.

Detaje : Gerashchenko publikoi një video që tregon banorët e Novopskovit duke protestuar kundër pushtuesve rusë.

Ata mbajnë flamuj ukrainas dhe bërtasin: “Ukrainë!”.

“Nuk jeni të mirëseardhur këtu, vetëm lufta dhe vdekja do ju ndjekin, largohuni që këtu!” u bërtet një banor i fshatit ushtarakëve rusë./TetovaNews

https://youtu.be/r_yNTE03W48

@tn.lajmelokale
@tetovanews