Ballina Bota Numrat rusë të telefonit janë bllokuar në Ukrainë

Numrat rusë të telefonit janë bllokuar në Ukrainë

Telefonat me numra rusë nuk do të mund të përdorin më infrastrukturën e telekomunikacionit ukrainas, sipas një njoftimi nga Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale të Ukrainës. “Duke humbur mundësinë për të telefonuar nga numrat e tyre, forcat okupuese po ua marrin gjithnjë e më shumë telefonat qytetarëve,” tha agjencia e qeverisë ukrainase në një deklaratë në Telegram.

Lajmi se firmat e telekomunikacionit po ndërpresin numrat rusë vjen mes pretendimeve nga ushtria ukrainase se rusët janë duke përdorur telefonat e tyre celularë dhe radiot e dorës për të komunikuar në betejë raporton “BBC”. Ukrainasve të cilëve u janë sekuestruar telefonat e tyre nga trupat ruse u kërkohet të informojnë operatorët telefonik “sa më shpejt të jetë e mundur” për të bllokuar numrin.

“Ne e kuptojmë se ta bësh këtë kur të merret telefoni nuk është një detyrë e lehtë,” tha shërbimi. “Megjithatë, kjo është shumë e rëndësishme – gjeni fqinjë që kanë një telefon, përdorin një linjë fikse – siguria e shtetit tonë dhe jeta e ukrainasve varet nga kjo”. / abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews