Ballina Bota “Rusët duan të frikësojnë botën”, rrëfimi i qytetarit ukrainas: Nuk është një...

“Rusët duan të frikësojnë botën”, rrëfimi i qytetarit ukrainas: Nuk është një luftë, por akt terrorist!

Në ditën e 6 të luftës qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u përball me bombardime të shtuara të martën, ndërsa një autokolonë e forcave ruse u shtri përgjatë një rruge në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Nga fronti i luftës në Kiev një qytetar ukrainas i quajtur Olav ka rrëfyer për terrorin që ka parë me sy. Ai është një barist, por ka zgjedhur të veshë uniformën ushtarake e me pushkë në dorë është përballur me pushtuesit rusë. Rusia sipas tij nuk kërkon të marrë qytetet por do të bëjë terror për të frikësuar botën.

“Në fakt po shoh shumë informacione nga Ukraina, të gjitha ato video fjalime, por jo shumë për ta kapërcyer këtë. Në syrin tim kur shikoj se si fshatrat qytetet tona janë sulmuar nuk është një luftë, janë akte terroriste. Ato nuk janë duke luftuar të marrin qytetin por që të sjellin këtu terror dhe horror. Ata po përpiqen që të frikësojnë shpresën e politikanëve për të na treguar ne dhe botës që ata janë të fortë dhe që mund të manipulojnë në të gjitha mënyrat.

Është një krim i pastër padyshim. Dhe e gjithë bota duhet të bëjë diçka për këtë. Ne do të luftojmë. Nga vendi ku jam duke qëndruar tani ju mund të shkoni te rajonet dhe të shikoni ato barrikada që njerëzit po i bëjnë vetë. Njerëz të zakonshëm të gjithë njerëzit në fakt gjyshe gjyshër, janë duke bërë koktej molotovi. Po ata kanë frikë por ata janë këtu, janë gati të luftojnë, në të gjitha mënyrat sepse është toka jonë është jeta jonë”, tha ukrainasi për Abcneës.al.

I bindur që do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur tokën e tyre, ai ka një thirrje për të gjithë njerëzit. “Ne duhet të luftojmë kundër të gjithë bashkë”, tha ai.

“Ne nuk mund t’i falim të gjithë ato vdekje, e pabesueshme fëmijë gra ushtarë e pabesueshme… Janë shumë refugjatë duke u larguar nga Ukraina… Në disa raste është mënyra e vetme që u mbetet njerëzve mund të bëjnë. Thjesht sugjerimi im është që të gjithë njerëzit normal në këtë planet që shikojnë të gjithë ato lajme që tregojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë këtu, të gjithë duhet të na ndihmojnë. Ne duhet të luftojmë kundër kësaj të gjithë bashkë”, tha ai.

Video bonus:

https://youtu.be/xpCd0Ln0RTk

Video bonus:

https://youtu.be/oQOlTNzd5uQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews