Ballina Bota Vrasja e gazetarit amerikan, SHBA: Rusia do të vuajë pasojat e asaj...

Vrasja e gazetarit amerikan, SHBA: Rusia do të vuajë pasojat e asaj që po bën

Rusia do të vuajë “pasoja të rënda” për atë që po bën, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jack Sullivan.

Ky i fundit reagoi për CNN menjëherë pas përhapjes së lajmit për vrasjen e video operatorit amerikan në Ukrainë.

“Ne do ta ndjekim qartë këtë zhvillim të fundit me shumë kujdes dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha ai.

Ekzekutohet gazetari i New York Times, ushtria e Putinit godet bazën ushtarake në perëndim

Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud.

Ai është fitues i çmimit ‘Pulitser’ në gazetari.

“Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve.”, shkruan La Republica.

@tn.lajmelokale
@tetovanews