Ballina Bota Zelensky i thotë Evropës të “zgjohet” për zjarrin në centralin bërthamor Zaporizhzhya...

Zelensky i thotë Evropës të “zgjohet” për zjarrin në centralin bërthamor Zaporizhzhya (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për ndihmë urgjente mes raporteve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia raporton “BBC”. Në një deklaratë nga Kievi Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, ju lutemi zgjohuni!” lutet ai. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi kanë biseduar të dy me ekipin drejtues të Zelensky.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po bën apel për ndalimin e përdorimit të forcës pranë termocentralit, duke paralajmëruar se do të ketë rreziqe të rënda nëse reaktorët goditen. Asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit në termocentral nuk është zbuluar, por shqetësimet vazhdojnë mes bombardimeve të raportuara të vazhdueshme ruse. / abcnews.al

https://youtu.be/_Sr7U7W2ZDg

@tn.lajmelokale
@tetovanews