Ballina Bota Liderët e vendeve të BE-së mblidhen në Bruksel, kriza energjetike shkakton përçarje...

Liderët e vendeve të BE-së mblidhen në Bruksel, kriza energjetike shkakton përçarje mes Francës dhe Gjermanisë

Sot, sytë e Europës janë përqendruar në Bruksel, me 27 vendet anëtare të ulur në të njëjtën tavolinë për të gjetur brenda 48 orëve një zgjidhje konstruktive për krizën energjetike.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë se si do të arrijnë të frenojnë çmimet e energjisë, si dhe zhvillimet më të fundit në frontin e luftës. Disa orë përpara se të nisej për në Bruksel, kancelari gjerman tha se kufiri i çmimit të gazit në BE mund të dëmtojë stoqet.

Kancelari social-demokrat ka paralajmëruar se planet për të kufizuar çmimet e gazit në të gjithë BE-në mund të dështojnë pasi blloku po përpiqet të kompensojë reduktimin e furnizimeve nga Rusia, raporton abcnews.al.

Në fjalimin e tij në Bundestag, Solz tha: “Vendosja e një çmimi të përcaktuar politikisht mbart gjithmonë rrezikun që prodhuesit të shesin gazin natyror në vende të tjera dhe se ne europianët nuk do të kemi mjaftueshëm gaz.”

Në vend të vendosjes së një kufiri për çmimin e naftës, Scholtz mbrojti idenë e bashkëpunimit të ngushtë me vende si Japonia dhe Koreja e Jugut për të shmangur konkurrencën për furnizime të kufizuara.

Ai iu drejtua gjithashtu aleatëve të Europës që mund të mbështesin politikën e tij.

“Jam i bindur se vende të tilla si SHBA, Kanadaja apo Norvegjia, të cilat mbështesin Ukrainë, do të kenë interes për një qasje të tillë në mënyrë që energjia të mos bëhet e paarritshme,” shtoi ai.

Nga ana e tij, kryeministri belg Alexandre de Croix, i konsideruar si një politikan pro-europian, para fillimit të seancës tha: “Kjo është një javë vendimesh. Lind pyetja nëse BE-ja ka ende ndonjë rëndësi në dramatiken ekonomike dhe kriza energjitike e shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Ose do ia dalim ose do dështojmë”, theksoi ai.

Fronti i parë: Belgjika, Italia, Spanja dhe Franca.

Ashtu siItalia, Spanja dhe Franca, kreu i qeverisë belge mbështet vendosjen e një tavani për çmimin e gazit natyror.

Rreth gjysma e 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që takohen sot dhe nesër në Belgjikë ndajnë të njejtën pikëpamje, sepse vendosja e një kufiri për çmimin e naftës mund të vihet në zbatim shumë shpejt dhe nuk do t’u kushtonte vendeve anëtare.

Fronti i dytë me Berlinin dhe Komisionin që mbështet pjesën tjetër

Një kufi për gazin natyror të importuar do të çonte në boshllëqe në furnizim sepse eksportuesit e energjisë nuk do ta shesin më gazin e tyre në Europë, pretendojnë ata.

“Vendet do të eksportojnë gazi natyror aty ku çmimi është më i mirë,” tha një zyrtar i qeverisë gjermane përpara takimit në Bruksel.

Por Komisioni kundërshton gjithashtu vendosjen e një kufiri për çmimin e gazit natyror. Në të njëjtën kohë, modeli spanjoll për ruajten e çmimit të gazit natyror ende nuk është hedhur poshtë.

Në Spanjë dhe Portugali, konsumatorët paguajnë një çmim fiks për energjinë elektrike të prodhuar nga gazi natyror dhe shteti paguan diferencën ndërmjet çmimit të konsumit dhe çmimit aktual të gazit natyror në tregun botëror.

Nga ana e tij, kreu i Këshillit Europian, Charles Michel do të preferonte të fokusohej në propozimet aktuale të Komisionit.

Kursimi i energjisë është prioriteti kryesor.  Më pas vjen blerja e përbashkët e gazit natyror nga kompanitë europiane.

15% e gazit natyror që do të depozitohet duhet të blihet së shpejti dhe bashkërisht me çmimin më të ulët.

Përveç kësaj, vendet anëtare të BE-së duhet të angazhohen për të furnizuar fqinjët e tyre me gaz natyror nëse kanë mungesa.

/abcnews.al