Ballina Bota Reportazh në frontin e luftës/ Si ukrainasit po përballen me rusët

Reportazh në frontin e luftës/ Si ukrainasit po përballen me rusët

Teksa Vladimir Putin njofton aneksimin e zonave të territorit sovran të Ukrainës, lëshon kërcënime bërthamore dhe mobilizon qindra mijëra rezervistë, përgjigja nga forcat ukrainase në frontin lindor nuk ka ndryshuar. Ata thonë se do të luftojnë për çdo pëllëmbë të tokës së tyre. BBC ka udhëtuar në pozicionet e vijës së parë të luftës në qytetin Bakhmut në Donetsk ku ka sjellë një reportazh.

Ky është një nga katër rajonet që presidenti Putin tani e pretendon si të tijin. Udhëtimi i BBC u bë në disa faza. Fillimisht kaluan lumin Bakhmutovka. Më pas me shpejtësi gazetarët kaluan një linjë të rrezikshme ku kishte shumë linja energjie të rrëzuara. Metrat e fundit duhet të vraposh. Gjatë gjithë kohës, granatimet nuk pushojnë. Kjo është një pamje e zakonshme në këtë luftë.

“Kur arrijmë te trupat e vijës së parë, brenda një ndërtese të shembur nga beteja, dëgjojmë diçka tjetër. Kërcitjen e armëve të vogla. Të dyja palët janë aq afër sa mund të godasin njëra-tjetrën me pushkë.

Rusët janë rreth 400 metra para nesh. Ata përpiqen të qëndrojnë brenda ndërtesave. Na paralajmërojnë se ka një snajper rus në pjesën e pasme. Komandanti ukrainas i njësisë është i zymtë, por flet hapur” – thuhet në reportazh.

Rrëfimet

“Është shumë e vështirë këtu tani” – thotë Oleksandr, një 31-vjeçar (foto kryesore). “Është stresuese. Të gjithë janë nën presion. Armiku është shumë afër, por ne jemi në këmbë dhe po luftojmë.” Ai i hedh poshtë referendumet e fundit të Presidentit Putin si “delirante”. Thotë se ukrainasit nuk do të diktohen nën tytën e një arme ruse.

“Për mendimin tim, ato referendume nuk do të ndryshojnë asgjë. Ne do të luftojmë ushtrinë e Putinit dhe do t’i bëjmë ata të tërhiqen nga toka jonë,” thotë ai.

“Vëllai im vdiq”, – më thotë ai. Më pas shton: “Nuk e di se ku dhe kur ndodhi kjo. Sepse lajmi erdhi nga një zyrë tjetër nga një rajon tjetër. Ai vdiq si dhe disa nga shokët e mi. Oficerët që stërvitën me mua. Mësova se edhe ata ishin të vdekur. Kështu që, kam humbur familjen dhe miqtë.”

Ai nuk e ka humbur vullnetin për të luftuar. As 25-vjeçari Roman, i cili po përdor një armë kyçe në këtë luftë – një dron. Roman qëndron lart në një dhomë të bombarduar, të mbushur me mbeturina dhe xhama të thyer. Në telefon ka një fotografi të djalit të tij 5-muajsh Kyrylo. Ai lindi bashke me shpërthimin e luftës. Ai e ka parë vetëm një herë fëmijën e tij të vetëm.

Roman, 25, holds aloft a drone
“E shoh në foto dhe video. Jo në jetën reale”, – thotë ai. “Është e vështirë të imagjinohet se çfarë mund t’i bëjnë rusët familjes sime nëse i arrijnë. Unë nuk dua që ata të bëjnë atë që bënë në Bucha. Unë kam jetuar në Kiev dhe e kuptoj qartë se si ndjehen gratë. Nëse ne jemi të dobët, ata do të vijnë për familjet tona.”

Frikë nga mobilizimi rus

Këtu ka shqetësim për mobilizimin në Rusi. Në muajt e ardhshëm Kremlini do të dërgojë shumë më tepër ushtarë në betejë. Është e paqartë se sa mirë do të jenë të trajnuar apo të pajisur. Ukrainasit janë të shqetësuar për sasinë, jo për cilësinë.
Ata tashmë janë më të shumtë në numër. Në betejën për Bakhmutin ata u përballën me një numër në dukje të pafundëm të luftëtarëve rusë. Në gusht kishte 5 valë mobilizimi radhazi.

“Ata thjesht vijnë dhe nuk ndalen. Ata nuk reagojnë ndaj të shtënave apo granatimeve. Disa nga robërit e luftës që kapëm ishin nga Wagner [një grup mercenar rus]. Ata kishin armë më të mira,” – thotë Iryna, zëdhënëse e ushtrisë ukrainase.
Trupat këtu besojnë se rusët po shtyjnë fort për fitore në Bakhmut. Kjo për shkak të disfatës së tyre poshtëruese në veri-lindje dhe jug. Aty Ukraina rimori rreth 6 mijë km katrorë territor.

Për momentin, Bakhmut ka ngecur në fytin e Presidentit Putin. Është një pengesë në përpjekjen e tij për të gëlltitur të gjithë zonën e pasur me minerale të Donbas. Pasi nuk arriti të pushtonte plotësisht Donbasin, ai ka aneksuar të dy rajonet Luhansk dhe Donieck.

Civilët e pambrojtur

Teksa Putin po përpiqet të pushtojë Bakhmutin, dikur shtëpia e rreth 70 mijë njerëzve, qyteti është përgjakur nga jeta. Në qendër shohim një bllok të madh apartamentesh të shkatërruar nga një sulm ajror 3 muaj më parë. Shumë nga dritaret janë të mbyllura. Duket i braktisur, por kolegu im dëgjon klithmën e një gruaje brenda një ndërtese.

Lyudmila shfaqet pas çarçafëve plastikë që mbulojnë dritaren e saj në katin e dytë. Në fillim, është e vështirë ta dëgjosh për shkak të gjëmimit raketave.

Lyudmila appears at the window of her apartment
“Është shumë e vështirë” – bërtet ajo. “Ata na bombardojnë. Dje një burrë u vra në oborrin e shtëpisë nga granatat. Nuk ka mbetur pothuajse askush në ndërtesë.

“Gjithçka rrjedh. Ka ujë gjithandej. Të gjitha muret janë të çara. Është shumë e vështirë. Të paktën po marrim ndihma humanitare. Çdo 3 ditë na sjellin bukë.”

Pensionistja flokëbardhë jeton në ndërtesën e shkatërruar me të shoqin dhe disa të tjerë. “Nuk mund të shkojmë askund. Ne nuk kemi para. Unë jam në një karrocë me rrota” – thotë ajo. Një fqinj tregon se ndërtesa është goditur 5 herë.
Lyudmila ishte në kuzhinën e saj kur një raketë goditi më 1 korrik. “Erdhi menjëherë. Vetë Zoti më shpëtoi”.

Por a mund të shpëtohet ky qytet?

Për momentin, vija e frontit po qëndron. Forcat ukrainase po bllokojnë avancimin rus. Por këtu edhe të vdekurit nuk janë të sigurt.
Ka një varrezë të vjetër në periferinë e qytetit të gjelbër. Ajo ndodhet në rrugën e predhave që bien. Tumat e dheut të errët duken mes varreve të freskëta. Ata janë të vrarë në muajt e fundit kur qyteti u shndërrua në një fushë beteje.

Teksa një arkivol ulet në tokë, i rrethuar nga pak vajtues, heshtja prishet nga granatimet. Shpërthimi i parë duket larg. Pak çaste më vonë duket një tjetër në kodrat përballë varrezave. Pastaj një goditje e dytë, më afër. Është koha për t’u larguar.

Shumë beteja të tilla po vazhdojnë në Ukrainë. Presidenti Putin po dyfishon forcat dhe dimri po vjen. Kjo është një fazë e re e rrezikshme në luftën më të re të Evropës. Kur u pyet se sa mendonte se do të zgjaste konflikti, zëdhënësja e ushtrisë ukrainase përgjigjet: “Për një kohë të gjatë”. ©Marrë nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al

Artikulli paraprakVIDEO/ Televizioni rus nxjerr pamjet e shpërthimit bërthamor
Artikulli tjetërSulm bërthamor nga Moska? Ish-kreu i CIA-s: Nëse do të ndodhë, do t’i eleminojmë të gjithë…