Ballina Top Lajm Shkencëtarët mund të parashikojnë vdekjen e një personi nga mënyra se si...

Shkencëtarët mund të parashikojnë vdekjen e një personi nga mënyra se si ecën

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se mënyra se si ecni ndoshta mund të parashikojë vdekjen tuaj. Një studim i ri ka treguar se matjet e marra me sensorë të lëvizjes së dorës mund të përdoren për të parashikuar rrezikun e vdekshmërisë deri në pesë vjet më vonë, sipas mediave të huaja.

Studimi, i botuar në revistën PLOS Digital Health, u krye duke përdorur të dhëna nga 100,000 britanikë. Ata i ndoqën pjesëmarrësit për gjithsej 14 vjet, ndërsa studiuesit në Universitetin e Illinois gjurmuan përshpejtimin dhe distancën e përshkuar nga secili përdorues në pjesë gjashtë minutëshe.

Ata zgjodhën këtë kohëzgjatje për të imituar testin e ecjes prej 6 minutash: një matje e funksionit të zemrës dhe mushkërive që merret zakonisht gjatë një vizite mjekësore, ku pjesëmarrësit ecin me një ritëm normal për 6 minuta dhe krahasohet distanca totale me standartet sipas moshës së tyre.

Parashikimet e vdekjes të bëra nga modeli i studiuesve ishin të sakta 72 për qind të rasteve pas një viti dhe 73 për qind pas pesë vjetësh – një shkallë e ngjashme saktësie e gjetur në një studim të botuar vitin e kaluar që analizoi të njëjtin grup të dhënash, por përdorte orë në vend të minutave të të dhënave.

Sipas autorit të studimit Bruce Schatz, ky studim është një demonstrim më premtues i teknologjisë së monitorimit pasiv si sensorët e telefonit dhe kyçit të dorës, pasi modeli i ekipit të tij kërkon më pak të dhëna dhe i ofron një shkallë të madhe privatësie përdoruesve. /abcnews.al