Ballina Sport Media italiane trazon ujërat, shkruan se Asllani kërkon largimin nga Interi

Media italiane trazon ujërat, shkruan se Asllani kërkon largimin nga Interi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kristjan Asllani ishte një transferim i goditur tek Interi pasi shqiptari cilësohet si një nga talentet e së ardhmes. Talenti nga Elbasani erdhi si një transferim i cili do të zëvendësonte Brozovic. Edhe pse kroati ka qenë i dëmtuar, Inzaghi nuk e ka aktivizuar aq sa duhej atë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Asllani mund të kërkojë largimin nga Interi, ndoshta që në janar. Mesfushori i kombëtares sonë në fakt ka shprehur mirëkuptimin e kësaj situate, duke theksuar se e kupton situatën në të cilën ndodhet dhe po mundohet të mësojë sa më shumë që të bëhet një i rëndësishëm te zikaltërit, por media italiane në fjalë nuk mendon kështu.

Interi mendohet se nuk e dëshiron largimin e tij, por një huazim mund të ishte opsioni më i mirë i mundshëm për të dyja palët./ h.ll/abcnews.al