Ballina Sport VIDEO/ Kosta Rika i “hap” rrugën Gjermanisë, harron humbjen dhe mund Japoninë...

VIDEO/ Kosta Rika i “hap” rrugën Gjermanisë, harron humbjen dhe mund Japoninë 1-0

Ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 ndeshja midis Japonisë dhe Kosta Rikës  e vlefshme për grupin E.

Ndeshja nisi e shpejtë me Japoninë, që u hodh e gjitha në sulm, por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht goditjeve të Doan, Kamada e Ueda, të cilët ishin të pafat ditën e sotme, me shumicën e goditjeve të pritura nga Keylor Navas e shumicën jashtë kuadratit.

Pjesa e dytë ishte fotokopje e së parës, me Japoninë, që u “parkua” në portën e latinëve. Do të duhej të vinte minuta e 81’, ku pas një kundërsulmi “vetëtimë”, Fuller Spence e gjen veten brenda zonës japoneze dhe nga ajo distancë nuk di të gabojë, duke tundur rrjetën e “samurajve blu”.

Me këtë fitore grupi E rikthehet në një grup ferr, ku në vendin e parë ndodhet Spanja me 3 pikë, në vendin e dytë Japonia dhe 3 pikë, në vendin e tretë Kosta Rika me 3 pikë dhe në vendin e fundit Gjermania e 0 pikë.

Ndërkaq, kujtojmë se Spanja dhe Gjermania do të përballen në orën 20:00, në një përballje që s’duhet humbur. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Artikulli paraprakU “përjetësua” në pullën postare të Kosovës, Rita Ora: Jam mirënjohëse, më vjen keq që s’mund të jem atje
Artikulli tjetërDua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare