Për herë të fundit kaloi përtej dyerve të shtëpisë ku u rritë.
Trupi i Hamide Magashit, bashkë me foshnjën e saj që nuk u lind, u kthyen në Lugaxhi të Lipjanit për të iu dhënë lamtumira e fundit.
Por, përshëndetja me të, qe e rëndë për familjarët, njofton Klan Kosova.
Më të vështirë e patën motrat e saj, që deri të varrezat kufomën e të ndjerës e ndoqën pas.
Situata e tyre u rëndua edhe më kur trupi i 35-vjeçares u mbulua nga dheu.
Mbase, mërzinë këtyre ua lehtësoi ngushëllimi që ua dha ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, që bashkë edhe me kryetarin e Lipjanit e të Shtimes ishin prezent në ceremoninë mortore.
Në përfundim të ritualeve, prezenca e pushtetarëve u shtua.
Para xhamisë ku është hapur e pamja për të ndjerën erdhën zyrtarë nga presidenca të cilët të familjes Magashi i dorëzuan një zarf.
Ky qe një telegram ngushëllimi nga presidentja Vjosa Osmani, që u tha se erdh bashkë me paralajmërimin se ajo do të vijë të familja për kryeshnosh.
Paralelisht me këto zhvillime në Llugaxhi, ishin edhe ato në Shtime ku u njoftua ish-burri i të ndjerës, Sokol Halili ka bërë vetëvrasje.