Ballina Kronika Ku qëndroi pas vrasjes që kreu dhe si i dha fund jetës...

Ku qëndroi pas vrasjes që kreu dhe si i dha fund jetës së tij Sokol Halili? (VIDEO)

I veshur krejt në të zezë, e në qetësi lëvizi rrugëve të Suharekës.

Këtë veprim Sokol Halili, e bëri menjëherë pasi vrau ish-gruan e tij, shtatzënë, Hamide Magashin, para Klinikës së Gjinekologjisë.

E përderisa turpi i saj, në natën kritike, qëndronte ende të vendi i ngjarjes, ky shfrytëzoi një taksi, i cili më pas edhe u intervistua nga policia, për të lëvizur nga fshati Duhel për në Suharekë, aty ku frekuentoi edhe një market.

Sipas burimeve të televizionit, i njëjti rrugës edhe e humbi telefonin në mënyrë që të mos gjurmohet nga policia.

Por, këta të fundit mesditën e së premtes, e gjetën në shtëpinë e tij ku edhe i bënë thirrje të dorëzohet.

Sokol Halili nuk pranoi ta bëjë këtë, por vendosi të shtie mbi vetën në një nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë së tij.

Kryeprokurori i Ferizajit, Shukri Jashari, deklaroi se Haliti, vdiq rrugës për në emergjencë.

Që Halili mbërriti pa shenja jete e konfirmoi edhe mjeku i Emergjencës në Prishtinë, Florim Bekteshi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews