Ballina Kronika I jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit, shtatzënës që u vra nga...

I jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit, shtatzënës që u vra nga ish-burri para QKUK-së (VIDEO)

Për herë të fundit kaloi përtej dyerve të shtëpisë ku u rritë.

Trupi i Hamide Magashit, bashkë me foshnjën e saj që nuk u lind, u kthyen në Lugaxhi të Lipjanit për të iu dhënë lamtumira e fundit.

Por, përshëndetja me të, qe e rëndë për familjarët, njofton Klan Kosova.

Më të vështirë e patën motrat e saj, që deri të varrezat kufomën e të ndjerës e ndoqën pas.

Situata e tyre u rëndua edhe më kur trupi i 35-vjeçares u mbulua nga dheu.

Mbase, mërzinë këtyre ua lehtësoi ngushëllimi që ua dha ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, që bashkë edhe me kryetarin e Lipjanit e të Shtimes ishin prezent në ceremoninë mortore.

Në përfundim të ritualeve, prezenca e pushtetarëve u shtua.

Para xhamisë ku është hapur e pamja për të ndjerën erdhën zyrtarë nga presidenca të cilët të familjes Magashi i dorëzuan një zarf.

Ky qe një telegram ngushëllimi nga presidentja Vjosa Osmani, që u tha se erdh bashkë me paralajmërimin se ajo do të vijë të familja për kryeshnosh.

Paralelisht me këto zhvillime në Llugaxhi, ishin edhe ato në Shtime ku u njoftua ish-burri i të ndjerës, Sokol Halili ka bërë vetëvrasje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews