Ballina Kronika Familja Magashi kërkon hetim edhe ndaj familjarëve të Sokol Halilit (VIDEO)

Familja Magashi kërkon hetim edhe ndaj familjarëve të Sokol Halilit (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Rrezart Magashi, djali i axhës së të ndjerës Hamide Magashi e cila u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili në oborr të Gjinekologjisë, deklaroi se vetëvrasja e këtij të fundit nuk është dënim i mjaftueshëm që i ndjeri ia bëri vetes sot.

Magashi shtoi se familja dyshon se kanë qenë edhe disa persona aty pranë të dyshuarit të cilët e kanë kryer krimin me të bashkë.

“Në rastin ku ka ndodh ngjarja kanë qenë edhe tre persona, por nuk kemi ndonjë informacion për ta”, u shpreh ai, duke shtuar se e ndjera ka përjetuar dhunë edhe nga anëtarët e tjerë të familjes se ish-burrit.

Ndërkaq motrat e të ndjerës Hamide Magashi për Klan Kosova kanë deklaruar se janë në gjendje të rëndë emocionale. Edhe ato e quajtën të pamjaftueshëm dënimin që i dyshuari i dha vetes me vetëvrasje, dhe se hetimet nuk duhet të ndalen këtu, sepse siç thanë, në dhunën që e ka përjetuar motra e tyre kanë qenë të përfshirë edhe anëtaret e tjerë të familjes, dhe kërkuan që hetimet të vazhdojnë edhe ndaj tyre.