Ballina Bota Paralajmërimi i Zelensky-t: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda kundër...

Paralajmërimi i Zelensky-t: Rusia mund të kryejë sulme më të rënda kundër Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia ka mjaft raketa për të kryer sulme edhe më të rënda kundër Ukrainës.

Paralajmërimi i tij, vjen pas sulmeve masive të premten nga rusët, të cilët lëshuan 76 raketa në disa qytete të Ukrainës, shkruan BBC.

Sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën civile, pasi temperaturat bien nën zero në shumë rajone.

Ndërsa, presidenti rus, Vladimir Putin është konsultuar me komandantët e tij ushtarakë për të diskutuar për strategjinë e mëtejshme në luftë.

Kremlini tha se Putin e kaloi gjithë të premten në selinë e operacionit ushtarak të Rusisë.

“Do të doja të dëgjoja sugjerimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, deklaroi presidenti rus në takim.

Në takim ishin edhe ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews