Ballina Bota Pse 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet...

Pse 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet (VIDEO)

Prej kohësh kanë ekzistuar thashetheme që presidenti rus Vladimir Putin po përballet me probleme serioze shëndetësore. Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovev, pretendoi se kishte informacione të brendshme për “carin”.

Sipas tij, mjekët e Vladimir Putin kanë përdorur ilaçet më të mira perëndimore për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij, me Soloyev që këmbëngul se presidenti rus ka kancer.

“Pa këto ilaçe, ai nuk do të ishte pjesë e jetës publike të Rusisë”, tha ai për mediat ukrainase, duke komentuar se “si rezultat, ky trajtim rezultoi i suksesshëm”.

Megjithatë, sipas analistit rus, “fundi është i dukshëm edhe në bazë të vlerësimeve të mjekëve sepse asnjë ilaç nuk mund të ketë sukses menjëherë”.

Sipas Soloviev, plani i Putinit është t’ia dorëzojë pushtetin ministrit të Bujqësisë, jo të njohur gjerësisht, 45-vjeçarit Dmitry Patrushe, i cili është djali i këshilltarit të sigurisë së presidentit rus, 71-vjeçarit Nikolai Patrushev.

Emrat e pasardhësve, sipas analistit rus, përfshijnë atë të 50-vjeçarit Alexei Dimin, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe të premten u takua me Putinin gjatë një stërvitjeje ushtarake në provincën Tula.

Sipas këyre të dhënave, analisti rus tha se viti 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet.

“Nëse Putini nuk largohet vullnetarisht, atëherë njerëzit do të veprojnë”. Ky është shansi i fundit i Putinit. Nëse ai nuk përfiton nga kjo, atëherë elita jo vetëm që do të largohet, por do të kthehet kundër tij”, përfundoi analisti rus./abcnews.al