Ballina Bota ‘Qatar-gate’, 60 eurodeputetë në shënjestër të hetuesve. Disa prej tyre në listën...

‘Qatar-gate’, 60 eurodeputetë në shënjestër të hetuesve. Disa prej tyre në listën e pagave

Janë shërbimet sekrete të Belgjikës pas skandalit të dhuratave dhe miliona e gjysmë euro të lëna nga Katari dhe Maroku, të kaluara nga OJQ-ja e Antonio Panzerit, “Fight Impunity” dhe përfunduan te njerëz që punojnë në Parlamentin Europian.

Agjencia e brendshme për “Sigurimin e Shtetit” të Belgjikës, prej muajsh ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të 5 vendeve të tjera, por jo me ato të Italisë që janë përjashtuar nga operacioni pavarësisht se gjithçka dukej se sillej rreth personazheve italianë.

Duke u nisur si një rast i “sigurisë kombëtare”, dosja kthehet në një çështje po aq serioze, por sigurisht më pak alarmante korrupsioni ndërkombëtar për 007-at vendas, të cilët ia kalojnë atë gjyqësorit të zakonshëm kur kuptojnë se kërcënimi ka pushuar ose ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë.

Operacioni i Katarit, zbulojnë burimet gazetareske belge, i pamohuar nga autoritetet, fillon në vitin 2021, si një hetim për ndërhyrje nga një vend i huaj në proceset vendimmarrëse të Parlamentit Evropian, si ato për qëndrimet që duhen mbajtur ndaj vendeve të akuzuara, duke mos respektuar të drejtat e njeriut në vende si Katari, shumë aktiv në arritjen e një marrëveshjeje me BE-në për aviacionin (tani i bllokuar pas skandalit).

Dhe prokurorët e Milanos që ofrojnë asistencë në Itali për kolegët e tyre grekë për degët italiane të hetimit, flasin për eurodeputetë të përfshirë në ”libër pagesash”, duke sugjeruar një horizont hetimor më të gjerë nga ai që mund të vërehet aktualisht.

Sipas shtypit grek, prokurorët kanë në shënjestër për këtë çështje “mbi 60 eurodeputetë”, shumicën e grupit socialist dhe PPE-në, por edhe “partitë e reja të djathta”.

Nuk dihet se cili është burimi i informatës për 007-at belge, edhe pse dyshohet se bëhet fjalë për një asistente parlamentare që denoncoi atë që kishte parë, për t’u hakmarrë pasi nuk ishte rikonfirmuar në zyrën e saj, siç thotë dikush.

Por përflitet se alarmi erdhi nga një vend i tretë, siç shkruante gazeta belge “De Standaard”. Fakti është se hetimet tepër sekrete, fokusohen menjëherë te Antonio Panzeri dhe te OJQ-ja e tij “Fifth impunity”.

Apartamenti i tij në një rezidencë në Bruksel është bastisur, ndërsa ai është ndjekur dhe përgjuar nga policia.

Janë kompetencat e veçanta që u jepen shërbimeve në Belgjikë, të cilat i lejojnë të kryejnë hetime të tilla ndërhyrëse pa autorizim nga gjyqësori, por pas miratimit të një komisioni që vlerëson mundësitë dhe nevojat.

Kur shërbimet patën tablonë e situatës korrikun e kaluar, hetimi iu kalua prokurorit federal, i cili hapi dosjen për krimet e konspiracionit, korrupsionit dhe pastrimit të parave të kryera nga 1 janari 2021, deri më 8 dhjetorin e kaluar.

Kontaktet e Panzerit janë në duart e magjistratëve, duke filluar nga ajo që e lidh atë me Francesco Giorgi-n, partnerin e Eva Kailit, nënkryetares së Parlamentit Europian, të arrestuar me gjithë dy të tjerët.

Më shumë se 750 mijë eurot që iu gjetën, dyshohet se kanë ardhur nga Katari tek çifti italo-grek, si dhe 600 të zbuluara në rezidencën e Panzerit.

Hetimet do të duhet të përcaktojnë se si, pasi numrat serialë do të tregonin se shumica e kartëmonedhave ishin emetuar në Belgjikë dhe kalonin nëpër bankat belge, gjë që do të hidhte poshtë hipotezën e valixheve që vinin nga jashtë.

Hetuesit kanë gjithashtu më shumë se një ide për “pazaret”, për të cilat foli Maria Dolores Colleoni, gruaja e Panzerit, si për shembull “transporti i dhuratave” në Marok përmes ambasadorit të vendit të Afrikës së Veriut në Poloni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews