Një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.
“AquaDom” – i cili përmbante 1500 peshq tropikalë – është i lartë 14 m dhe përshkruhet si akuariumi cilindrik më i madh i lirë në botë, transmeton GazetaExpress.
Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme ” dhe dy persona u plagosën nga copa xhami, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
https://youtu.be/BY6CGP7oja4
Imazhet në mediat sociale treguan sasi të mëdha dëmesh në hollin e hotelit.
Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para ndërtesës e cila ishte e mbyllur për shkak të vërshimeve.
Akuariumi u modernizua dy vjet më parë dhe ka një ashensor për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel reklamohen se kanë pamje nga ai.
Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk dihej ende se çfarë e shkaktoi thyerjen.