Ballina Aktualitet Farmacisti Muhamed Ceka pjesë e ASH-së, mirëpritet nga Taravari

Farmacisti Muhamed Ceka pjesë e ASH-së, mirëpritet nga Taravari

Kryetari u.d i Aleancës pës Shqiptarët, Arben Taravari ka mirëpritur sot farmacistin Muhamed Ceka i cili i është bashkuar flotës së madhe të intelektualëvë që në mënyrë masive i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët.

Postimi i plotë:

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë – çerdhe intelektualësh tetovarë.

Mirë se vjen Muhamed Ceka!
Muhamed Ceka lindi më 1973 në Tetovë, shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në vendlindje, ndërsa fakultetin e farmacisë në Tiranë (1998).

Në vitin 2011 magjistroi në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Objektivi kryesor i tij ka qenë dhe ka ngelur përmirësimi i cilësisë në shërbimin farmaceutik.

Nga viti 2013 është përfaqësues i Dhomës Farmaceutike për rajonin e Tetovës, ndërsa që nga viti 2014, anëtar i grupit për mbikëqyrje profesionale për farmacitë në RMV.
Për 20 vjet me radhë udhëheq punën në farmacinë e tij private, duke promovuar vazhdimisht profesionalizëm në shërbimin farmaceutik.

Sikurse gjithmonë, edhe tani është i vendosur të jetë në shërbim të shëndetit, në shërbim të qytetarëve dhe pranë tyre, duke kontribuuar edhe në proceset e demokratizimit të shoqërisë sonë në Tetovë e më gjerë, edhe përmes angazhimit të drejtpërdrejtë politik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews