Ballina Aktualitet “To Vima”: Si mαfia shqiptare po përgjαk rrugët e Athinës

“To Vima”: Si mαfia shqiptare po përgjαk rrugët e Athinës

Mediat greke publikojnë detaje të reja nga vrαsja në Greqi e 41-vjeçarit Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarit Armando Ogranja. Sipas informacioneve të publikuara nga media greke “To Vima” ka dyshime se autori i eliminimit të dy shqiptarëve është i njëjti person që ka ekzekutuar më parë edhe dy shqiptarë të tjerë, 32-vjeçarin Ari Papa dhe 39-vjeçarin Dikenc Halili.

Ari Papa nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të kishte fotografi as në regjistrin e gjendjes civile, por as në sistemin TIMS në Shqipëri. Megjithatë në Greqi ai ishte një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje. Ndaj tij kishte pasur 3 tentativa për ta eliminuar ndaj ai lëvizte me jelek antiplumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjeçari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në një bar në Sepolia në maj 2021.

Ndërsa Dikenc Halili u vra në tetor 2021 në një lokal në Athinë. 38-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe me origjinë nga Tepelena u ekzekutuar me armë nga një person i panjohur.

Shkrimi i “To Vima”

Pas rrahjes së një qytetari gjatë karantinës së covid, Nea Smyrni patrullohej vetëm nga një ekip policie në vend të gjashtë ekipeve që kishte më parë. Kështu ndodh gjithmonë me policinë greke. Nga një një ekstrem i veprimeve të pakuptimta dhe të dhunshme kalon në tjetrin, atë të mosveprimit të plotë.
Vitet e fundit kishte dalë në pension një kriminel grek 62-vjeçar. Ai kishte një grup me rreth 17 “të fortësh”. Mbante lidhje të rëndësishme me botën e “mafias greke”. Shiste shërbime mbrojtjeje dhe “sigurie” për dhjetëra dyqane në Nea Smyrni dhe Kallithea.

4 nga anëtarët e kësaj bande dhe bashkëpunëtorë kriminalë janë vrarë.

“Pra këtë… zbrazëti policie dhe mbikëqyrjeje nga “kumbarët grekë të natës” duket se e ka mbushur 44-vjeçari shqiptar me pseudonimin “Nikos” i cili u vra mbrëmjen e së dielës nga një vrasës profesionist. Ai veproi shpejt dhe tashmë është arratisur, me lehtësinë tipike dhe pa asnjë ndjekje më nga policia”, – thekson një zyrtar i lartë i policisë greke në lidhje me vrasjen. “Është e vërtetë se ka disa dyshime se kjo vrasje gjakftohtë, mes dhjetëra qytetarëve, ka lidhje me një rast të trafikut të drogës dhe nxitja e mosmarrëveshjeve me ish-bashkëpunëtorët e tij. Por nuk ka prova të qarta” – shton ai.

Hetimet janë zgjeruar nëse viktima ka pasur “përplasje” me banditë shqiptarë të burgosur me pushtet të madh në zonën e mafies shqiptare. Krimi duket i motivuar jo nga ndonjë ngarkesë e humbur hashashi, siç është raportuar, por nga “pushteti” që viktima kishte fituar në sheshin e Nea Smyrni. Kjo e ndihmoi në kontrollin e trafikut të kokainës dhe shitjen e mbrojtjes në disa dyqane të zonës. “Nikos” nuk u ka bërë presione ndaj tregtarëve grekë. Ka pasur probleme me bashkatdhetarët e tij për të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme.

Tashmë ka një problem të madh me veprimtarinë e krimit të organizuar shqiptar në Greqi. Gradualisht ai po dominon jetën e natës dhe aferat e drogës. Edhe fakti që në “sqarimet” e tyre nuk marrin parasysh rrezikun e humbjeve njerëzore kolaterale”.

Droga

Lidhur me dy shqiptarët e moshës 41 dhe 44 vjeç, të cilët u vranë në një kafene në Nea Smyrni, sipas zyrtarit të lartë të poicisë, njëri ishte akuzuar për kultivim hashash në Korint, për grabitje në Janinë dhe për trafik të paligjshëm të emigrantëve me skaf drejt Italisë. Tjetri ishte akuzuar për praninë e tij të rregullt në klube ilegale, pa qenë i përfshirë në veprime të tjera të rënda kriminale.

Në fokusin e policisë është mënyra “profesionale” e veprimeve të autorit. Të shtënat e tij me njërën dorë – pa frikë nga rreziku i zmbrapsjes – dhe mënyra sesi ai u arratis menjëherë. Në sy ka rënë edhe fakti që ai nuk ngurroi të vepronte në një turmë të tillë.

Oficerët e policisë nuk përjashtojnë mundësinë që i njëjti autor të jetë edhe pas vrasjeve të majit 2021. Në një kafene në Sepolia u vra një krimineli shqiptar 32-vjeçar (i dyshuar për grabitje dhe “kontrata vdekjeje”) si dhe ai i një tjetër bashkatdhetari 39-vjeçar në tetor 2021 në një kafene tjetër në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës. Tre sulme me ngjashmëri të habitshme po rishqyrtohen nga policia.

Kriminelët

Tashmë drejtuesit e policisë po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që sulmi i përgjakshëm në nea Smyrni të ketë ardhur nga të dënuarit shqiptarë në burgjet e Greqisë Jugore. Ata janë konsideruar si të dyshuar edhe për raste të tjera të ngjashme kundër “kundërshtarëve” të tyre grekë dhe shqiptarë.

Njëri prej tyre kishte marrë pjesë në një arratisje të madhe nga një burg rajonal dhe një tjetër kishte punësuar disa shërbime të Forcave të Armatosura Greke, mes tyre edhe Shërbimin Antiterrorist. Autorët janë nga shteti fqinj dhe përdoren shpesh për “kontrata vdekjeje”. Frika është se sulmet kriminale të lidhura me të njëjtët organizatorë nuk do të ndalen këtu. ©Marrë nga To Vima, përshtati në shqip LAPSI.al