Ballina Aktualitet ”Bomba në shkolla”/ Tetova në alarm (VIDEO+FOTO)

”Bomba në shkolla”/ Tetova në alarm (VIDEO+FOTO)

Mëngjesin e sotëm në shkollat fillore “Liria” dhe “Kirili dhe Metodi” të Tetovës ka pasur raportim për bomba të vendosura. Është kryer evakuimi ndërsa punohet në zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.

“Deri më tani në SPB Tetovë është raportuar se kërcënime për mjet shpërthyes janë dërguar në adresat elektronike të shkollave dy shkollave fillore në Tetovë . Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt nga objektet dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë.

Ky është emaili që ka arritur në shkollat e Tetovës për BOMBAT

Udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti deklaroi se paraprakisht si komunë kanë pasur kontakt me organet e rendit ku kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë shkollat që të reagojnë.

“Menjëherë i larguam nxënësit nga shkolla duke mos përhapur panik, nga ana e drejtorisë së shkollës është bërë një reagim shumë i mirë kinse bëhet dezinfektim i shkollës dhe fëmijët duhet të largohen nga objekti. Menjëherë lajmëruam organet e rendit dhe të njëjtit erdhën në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se ky është një lajm i rrejshëm”, tha Dauti.

Drejtoresha e Shkollës “Liria”, Mamudie Ameti tha se reagimi i parë ka qenë të mos bëjnë panik para nxënësve.

“I kemi mbledhur nxënësit, me qetësi i kemi nxjerrë jashtë. Për 5-6 minuta kanë dalë të gjithë nxënësit nga ambientet e shkollës. Meqë policia na jep të dhënë se nuk ka asgjë, do futemi në shkollë, meqë e kanë pa të arsyeshme se ne mund të hyjmë në ambientet e shkollës, sot më duk do futemi prej nesër do vazhdojmë”, tha Ameti.

Kreu i Komunës së Tetovës apeloi për ruajtje të qetësisë dhe të mos krijohet panik.

“Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontroll. Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend”, shkroi Bilall Kasami.

Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup. Të gjitha raportimet u gjetën të rreme.

MPB deri më tani ka bërë padi penale ndaj dy të miturve, të cilët kanë përdorur kërcënimet hibride për të bërë alarm të rremë, ky rast i referohet vetëm dy prej dhjetëra kërcënimeve të rreme me bombë. Për pjesën tjetër të kërcënimeve, që cilësohen si sulm hibrid ndaj shtetit, autori apo autorët ende nuk janë zbuluar.

https://youtu.be/dLDqOmVww7Q

@tn.lajmelokale
@tetovanews