Ballina Kronika Burri rreh gruan dhe djalin në Tetovë /Lajme të tjera nga kronika...

Burri rreh gruan dhe djalin në Tetovë /Lajme të tjera nga kronika e zezë e Pollogut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë mbrëmë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë, për shkak se ajo bashkë me djalin janë keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj 55 vjeç nga Tetova.

Njoftimi i SPB-Tetovë:

Më datë 25.12.2022, në ora 23:30 në SPB Tetovë, 46- vjeçarja nga Tetova, ka raportuar se ajo dhe djali i saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj me inicialet Sh.E. (55) nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të tjera nga kronika e sotme:

Me datë 25.12.2022 në ora 20:00 në Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB Tetovë -NjP Kamjan, e kanë privuar nga liria personin G.F. (24) nga Gostivari për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Me datë 25.12.2022 në ora 15:00 në Policinë e Gostivarit, S.I.(37) nga Çegrani i Gostivarit, ka raportuar se në ora 12:20 në vendin e tij të punës në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi L.J.(28) nga Gostivari. I raportuari është paraqitur vetë në komisariat rreth orës 13:00 dhe pas zbardhjes së rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më datë 25.12.2022 në ora 14:20 në DPB- Gostivar, N.Z. (47) nga Çegrani i Gostivarit ka raportuar se në orën 11:30, në vendin e tij të punës në një lokal për shitje në rrugën e “Ilindenit” është sulmuar fizikisht nga L.J.(28) nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 26.12.2022 në ora 02:30 në DPB- Gostivar, personi U.M.(23) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 01:10 në një restorant në rrugën e “Ilindenit” është sulmuar fizikisht nga B.P. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 24.25.12.2022, në periudhën prej orës 23:30 deri në ora 04:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në zonën e Stacionit Policor Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në objektet hotelierike për servim të alko*olit të miturve dhe prania e të miturve pas orës 00:00 në objekte hotelierike. Gjatë kontrollit janë gjetur shtatë të mitur, njërit prej të cilëve ishte i shërbyer me pije alkoolike, në një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, në pronësi të personit N.P. (27) nga Tetova. Për shkeljet e konstatuara do të përgatiten parashtresat adekuate ligjore.

Me datë 25.12.2022 në ora 11:20 në Njësinë policore Grupçin, 51-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një personit juridik për prodhimin e mobiljeve nga një fshat i Gostivarit. Sipas raportit, me datën 09.10.2022 ka rënë dakord me personin që t’i bëjnë dhomën e gjumit, pas së cilës kanë lidhur kontratë dhe menjëherë i kanë dhënë një depozitë prej 400 eurosh dhe pas kësaj i ka dhënë në dy raste edhe 700 euro të tjera. Siç raportohet, deri në momentin e raportimit, personi nuk kishte dorëzuar porosinë dhe nuk i ishte përgjigjur telefonatave të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 25.12.2022 në ora 12:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Savo Tasevski” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Mercedes” me shenja regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga F.B.(31) nga Tetova dhe një motoçikletë me shenja regjistrimi të tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga fshati Xhepçishtë i Tetovës. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik në Tetovë. Këqyrja është kryer nga ekipi inspektues nga SPB- Tetovë.

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews