Ballina Bota Franca shënon rekord temperaturash në 2022, viti më i nxehtë që prej...

Franca shënon rekord temperaturash në 2022, viti më i nxehtë që prej 1900

Shërbimi Meteorologjik Francez ka regjistruar temperaturën mesatare më të lartë në Francë 14.5°C për vitin 2022 , kjo ishte më e larta që nga viti 1900.

Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, Franca përjetoi tre valë të nxehti në vitin 2022, ku vera që lamë pas ishte e dyta më e nxehtë pas vitit 2003. Rekorde temperaturash u thyen kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, ku në shumë qytete termometri në disa ditë tejkaloi 40°C dhe 57.2 °C .

Viti 2022 është gjithashtu i dyti më i thati i regjistruar ndonjëherë në Francë, pothuajse i barabartë me vitin 1989. Deficiti i reshjeve arriti mesatarisht në 25% krahasuar me reshjet e periudhës 1991-2020. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews