Ballina Bota Po ndihmonin në një evakuim humanitar, vriten në Ukrainë 2 vullnetarë britanikë

Po ndihmonin në një evakuim humanitar, vriten në Ukrainë 2 vullnetarë britanikë

Vullnetarët britanikë, Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry.

Bagshaw, 47-vjeçar, dhe Parry, 28-vjeçar, janë parë për herë të fundit më 6 janar në qytetin ukrainas të Soledarit.

Familja Parry ka thënë se burrat janë vrarë teksa kanë qenë duke ndihmuar “në një evakuim humanitar” nga zona.

Në një letër të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike, Rob, Christine and Katy Parry, kanë thënë se Chris e ka bërë familjen “jashtëzakonisht krenare”.

“Ne nuk e kemi imagjinuar kurrë që do t’ia themi lamtumirën Chrisit, kur ai ka pasur një jetë përpara. Ai ka qenë djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, shok shumë i mirë dhe partner i dashur për Olgën”.

“Ai e ka gjetur veten në Ukrainë, në mars, në momentin më të keq të nisjes së luftës së Rusisë, dhe u ka ndihmuar atyre që kanë pasur më së shumti nevojë, duke shpëtuar jetën e mbi 400 personave, dhe shumë kafshëve të braktisura”.

Në një intervistë me Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, Hodges flet për mungesën e koherencës së operacionit ushtarak rus dhe se si automjetet e reja luftarake dhe tanket nga jashtë mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës.

Prindërit e Bagshaw kanë thënë se biri i tyre ka transportuar ushqim dhe ilaçe në Ukrainë, si dhe u ka ndihmuar personave më të moshuar.

Më herët gjatë këtij muaji, grupi mercenari rus, Wagner, ka pretenduar se është gjetur turpi i njërit prej burrave.

Soledari ka qenë së fundi në fokus të luftimeve intensive mes forcave ruse dhe atyre ukrainase

@tn.lajmelokale
@tetovanews