Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura shqiptare janë nisur drejt Kosovës, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.
Kurse Ministria e Mbrojtjes thekson se janë të gatshëm të ndërhyjnë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.
https://youtu.be/Ki2gooqWyMU
“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes./tch
Video bonus:
https://youtu.be/NLW8Yz76yfI
Video bonus:
https://youtu.be/Bl7e8Br3CcU