Ballina Bota KHAN: VEPRIMET E TRUMPIT NUK REFLEKTOJNË AMERIKËN QË NE NJOHIM

KHAN: VEPRIMET E TRUMPIT NUK REFLEKTOJNË AMERIKËN QË NE NJOHIM

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se disa nga gjërat që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë dhe ka bërë “nuk reflektojnë Amerikën që ne njohim”. Ai thekson se shpërndarja e postimeve anti-muslimane të grupit ekstrem djathtist “Britain First” ishte gjë e gabuar për presidentin Trump dhe “ai duhet të kishte kërkuar falje për atë që bën”.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) para një sofre të iftarit të organizuar nga komuniteti turk në xhaminë Aziziye në Londrën veriore, Khan tha se presidenti Trump për veten duhet të shoh diversitetin në Londër, që është një “fuqi”.

“SHBA dhe Britania e Madhe kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të veçanta. Ne e mirëpresim kulturën amerikane, popullin amerikan, kontributin që japin për Londrën. Por, unë kam frikë, disa nga gjërat që presidenti amerikan ka thënë dhe ka bërë nuk reflektojnë Amerikën që ne njohim. Unë mendoj se ai duhet të kishte kërkuar falje për atë që bën”, deklaron Khan për AA.

Më 29 nëntor, llogaria zyrtare e presidentit amerikan në Twitter shpërndau tre video anti-muslimane të zv/lideres së grupit ekstrem djathtist britanik, Jayda Fransen.

Khan tha se Trump “po ashtu jep një përshtypje se nuk është e mundur të jesh muslimanë dhe perëndimor”.

“Ai jep përshtypje se, disi, të jesh një musliman, duke ndjekur besimin Islam nuk është në përputhje me vlerat perëndimore. Unë mendoj se ai është gabim. Këtu në Londër, ne shohim njerëz që janë londinezë krenar dhe muslimanë krenarë. Në Amerikë ne shohim shembuj të njerëzve të amerikanëve krenarë dhe muslimanëve krenarë. Unë mendoj, nëse ai vjen në Londër, ai sheh për veten se diversiteti është një fuqi, jo një dobësi”, thotë Khan.

– Komuniteti turk i Londrës

Kryebashkiaku i Londrës tha se komuniteti turk në Londër janë “londinezë” dhe “ata kanë ndihmuar ta bëjnë Londrën qytetin më të madh në botë”.

Duke shprehur falënderimin e tij ndaj komunitetit turk që banojnë në Londër, Khan, theksoi se ata kanë kontribuar në qytet në aspektin “ekonomik, kulturor dhe social”. “Ata kontribuojnë jashtëzakonisht në qytetin tonë”, u shpreh ai.

Duke folur për marrëdhëniet e zyrës së tij me komunitetin turk, Khan tha se “komuniteti turk në Londër, si çdo komunitet tjetër ka nevojë për shtëpi të volitshme, arsimim të fëmijëve dhe vende pune”.

Khan tha se do të donte të “sigurohej për të sfiduar diskriminimin dhe islamofobinë”, pasi këto gjithashtu janë disa probleme me të cilat komuniteti turk që jeton në Londër përballet si muslimanë.

“Shërbimi i Policisë Metropolitane ka një politikë zero tolerancë ndaj të gjitha krimeve të urrejtjes. Këtu në Hackney është një shembull i mirë i komunitetit turk në Londër… është duke punuar me deputetët, duke punuar me këshillin dhe ata punojnë me mua”, thekson Khan.

– Demonstrimet e PKK-së

Më tej, duke folur për demonstrimet e rastësishme të mbajtura nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK, kryebashkiaku i Londrës thotë se Policia Metropolitane duhet të veprojnë kundër çdo organizate të ndaluar. Ai shton se ideja e grupeve që përdorin vrimën e gjilpërës nuk është e pranueshme.

“Policia Metropolitane merr veprime kundër çdo anëtari të një grupi të ndaluar, por nëse vjen rasti që ky grup i ndaluar po përfiton në vrimën e gjilpërës, unë mendoj se është shumë e rëndësishme për qeverinë, sekretarin e brendshëm, për t’i mbyllur ato vrima të gjilpërës”, thekson Khan.

Aktivitetet e simpatizantëve të PKK-së në Londër po vijnë nën shqyrtim më të madh, me një pyetje të parashtruar pse mbështetësit e një grupi të paligjshëm lejohen të tubohen dhe mobilizohen publikisht.

Grupet e protestuesve që mbanin flamuj dhe posterë të PKK-së, që mbanin shenjën e grupit të paligjshëm ose pamjen e udhëheqësit të saj të burgosur, Abdullah Ocalan, janë parë në rrugët e kryeqytetit të Britanisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews