Në një nga panelet e forumit të Davosit ishin në krah të njëri tjetrit kryeministri Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u vu në shënjestër të pyetjeve për qëndrimet që Serbia po mban ndaj Rusisë. Vuçiç u mbrojt se njeh integritetin territorial të Ukrainës edhe pse shumë vende nuk bëjnë të njëjtën gjë për Serbinë.
“Kam lexuar muajt e fundit që jam “Putini i vogël”, se do të nis një luftë kundër fqinjëve të mi, etj. Janë më shumë se 1700 artikuj të publikuar në mediat botërore, por ne nuk kemi sulmuar askënd ende dhe kjo nuk do të ndodhë. Unë jam pak cinik kur them “ende” sepse kjo ishte një gënjeshtër brutale, si shumë të tjera.
Sa për luftën në Ukrainë, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu si ne mbështesin integritetin territorial të Serbisë. Kur më pyesin nëse Krimea është pjesë e Ukrainës, unë them se është pjesë e Ukrainës, si dhe Donbasi”, – tha Vuçiç.
Ai tha se Serbia nuk do të ndryshojmë qëndrimin dhe se do të jetë besnik ndaj integritetit territorial të secilit anëtar të OKB-së. Vuçiq tha se është pesimist për anëtarësimin në BE në të ardhmen e afërt dhe se nuk mendon vetëm për Serbinë, por për vendet e rajonit.
“Ne të gjithë e shohim dhe nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj disponimit në BE. Kur bëhet fjalë për komunitetin politik evropian, është e rëndësishme për ne, pasi mund të diskutojmë çështje të ndryshme me liderët evropianë,” – tha ai. ©LAPSI.al