Gazetarja Aida Topalli foli në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania për abuzimet që po bëhen në Turqi pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.
“Situata me vjedhjet këtu është shumë e vështirë. Mund të shkojnë deri në vrasje, aq të etur janë. Unë kam qenë prezente në një rast kur një shtetas jo turk i cili hiqej si vullnetar ishte duke vjedhur disa gjëra dhe turqit u irrituan jashtëzakonisht shumë,” – u shpreh ajo.
Ndërkaq, viktimat nga tërmeti janë mbi 40 mijë.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.