Ballina Kronika E rëndë/ Shpërthen furnela me gaz, humb jetën gruaja

E rëndë/ Shpërthen furnela me gaz, humb jetën gruaja

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grua ka ndërruar jetë pas shpërthimit të furnelës së gazit.

Policia e Durrësit bën me dije se banesa e shtetases 65-vjeçare shpërtheu në flakë për shkak të rrjedhjes së gazit nga furnela.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton policia

@tn.lajmelokale
@tetovanews