Tërmeti i fuqishëm që goditi sot rajonin turko-sirian dhe që ka shkaktuar deri më tani mbi 2300 viktima, u parashikua katër ditë më parë nga studiuesi sizmik holandez, Frank Hoogerbeets.
“Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë”,– shkroi ai në rrjetin e tij social.
Studiuesi tregoi përmes një postimi në Twitter, se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.