Ballina Bota Stamboll, sulmohet fondacioni që mblidhte ndihma për tërmetin

Stamboll, sulmohet fondacioni që mblidhte ndihma për tërmetin

Turqia po kalon momente të vështira, pas tërmetit të 6 shkurtit. Por teksa miliona njerëz anë e mbanë botës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë ndihmuar mesa munden, të tjerë tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Stamboll, aty ku persona të armatosur kanë sulmuar degën e një fondacioni, e cila grumbullonte ndihma për personat e prekur nga tërmeti. Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews